Ka ndodhur

Manastirliu: Gati skenari për përfshirjen e 5 spitaleve rajonale për pacientët me Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi në mbrëmje spitalin universitar të Traumës, për masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti ekstrem, që ka përfshirë të gjithë vendin.

Duke folur për situatën Covid, Manastirliu nënvizoi se po bëhet gati skenari i parë për funksionimin e spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID.

"Spitalet rajonale janë të gatshme për të ofruar shërbime dhe do të kemi funksionimin e skenarit të parë, siç e kemi thënë, me 5 spitalet e para rajonale në momentin që do të kemi një mbingarkesë të kapaciteteve të 4 spitaleve të Tiranës si dhe në rast të vështirësive të transportit si pasojë e motit të keq",  nënvizoi Manasirliu.

Urgjenca Kombëtare ka aktivizuar qendrën e maxi-emergjencës për monitorimin dhe përballimin e situatës në kushtet e motit ekstrem.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë