Ka ndodhur

Rritet numri i të shtruarve, 1152 raste të reja dhe 12 vdekje në 24 orë

Situata në vend nga Covid-19 vijon të mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete, të moshave 58 -86 vjeç

Është rritur gjithashtu numri i të shtruarve në spital (me 10 veta) nga një ditë më parë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3994

Testime totale           410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara      55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20265

Fier     2980

Durrës     1770

Elbasan   1488

Shkodër  1497

Vlorë       1687

Lezhë   1122

Korçë      1036

Berat       1001

Gjirokastër 799

Kukës   467

Dibër    349


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë