Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur duke transportuar mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme si dhe u kanë ofruar ryshfet punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.
Siç njofton policia, pas informacioneve të marra se me një mjet po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën dhe në Fushë-Milot, Kurbin, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin B. A., 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.
Në pranga kanë përfunduar të dy shtetasit.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.