Qeveria malazeze, duke ndryshuar programin e saj të nënshtetësisë ekonomike, do të bëjë që të ketë në përbërjen e stafeve të punësuar, njerëz shumë të kualifikuar duke iu ofruar nënshtetësinë malazeze. Kjo do të fokusohet veçanërisht në fushat e shkencës dhe teknologjisë, ka njoftuar Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatovic. Uebfaqja Investitor citoi Milatoviç të thoshte se programi ekzistues i shtetësisë ekonomike do të analizohej dhe se modeli ekzistues do të modifikohej. Modeli i dytë, siç tha ai, do të përfshinte tërheqjen e njohurive dhe aftësive, dmth kapitalit njerëzor, i cili do të prodhojë kapital të ri, ose një model që do të sjellë një kombinim të tij, me përparësi tërheqjen e personelit me njohuri shumë të kualifikuara, raporton faqja e internetit B92 . Programi tre-vjeçar për marrjen e shtetësisë malazeze përmes investimeve, nisur nga kabineti i ish-kryeministrit Dusko Markoviç, filloi në 1 janar 2019 dhe parashikon lëshimin e deri në 2,000 pasaportave./BETA.RS/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.