Mali i Zi pritet të hapë muajin e ardhshëm kapitullin e fundit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u udhëhequr kështu “maratonën” e integrimit Ballkanin Perëndimor.
Sipas raporteve Mali i Zi do të hapë Kapitullin e tij të fundit këtë fillim viti, ndërsa Serbia do të hapë Kapitullin 4 për Lëvizjen e Lirë e Kapitalit.
Podgorica mësohet se ka marrë dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së për të hapur Kapitullin 8 të Konkurrencës Ekonomike, i cili është kapitulli i fundit në negociatat e pranimit Ky informacion u konfirmua të mërkurën nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi.
” Mali i Zi ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme dhe BE-ja na shpërblyer. Tani i takon shteteve anëtare dhe Komisionit Europian të caktojnë një konferencë ndërqeveritare në të cilën do të hapet zyrtarisht ky kapitull “, i tha Sekretariati i Qeverisë malazeze në një deklaratë.
Mali i Zi filloi negociatat e pranimit me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2012 dhe deri më tani ka hapur 32 nga 33 kapitujt e anëtarësimit.
Serbia ka hapur 17 nga 35 kapitujt që nga viti 2014, më i fundit prej të cilëve ishte Kapitulli 9 për Shërbimet Financiare.
Por ndryshe nga Mali i Zi, ritmi i procesit të pranimit të Serbisë është ngadalësuar ndjeshëm. Në vitin 2017, Beogradi hapi gjashtë kapituj negociues, dhe në 2018 katër. Këtë vit, ai ka hapur vetëm dy Kapituj të rinj, por edhe nuk ka arritur të mbyllë një të vetme, ndryshe nga Mali i Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.