Lajme

Makina përplas tre nxënës në Lushnjë, shoqërohet shoferi

Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjës, pranë një shkolle të mesme.

Mësohet se shtetasi R. Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë