Rend dhe Ligj

Makina përplas këmbësorin te “21 Dhjetori”, i moshuari dërgohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se një makinë ka aksidentuar një këmbësor 70-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori”, ku mjeti me drejtues E. C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë