Ne rrjet

Mafia shqiptare: Nga prostitutat e Milanos, tek trafikanët e Amerikës Latine

“Me Brexit ose jo, trafikantët e drogës në Britaninë e Madhe do të vazhdojnë të ecin përpara, pavarësisht rrugës që do të zgjedhë Mbretëria e Bashkuar për të rregulluar modalitetet e hyrjes së të huajve. Sidomos shqiptarët!”. Kështu e nis gazeta më e madhe italiane “Corriere della Sera” analizën e saj kushtuar grupeve kriminale shqiptare dhe përfshirjes së tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas gazetës italiane, që nga vitet 1990, bandat shqiptare janë fuqizuar aq shumë sa kanë filluar të merren direkt me narko-trafikantët e Amerikës së Jugut.

"Që nga vitet 1990, kur shqiptarët pushtuan rrugët e Milano duke i mbushur me prostituta, shqiptarët janë rritur me ritme të mëdha në botën e krimit dhe drogës. Tanimë, ata kanë filluar të merren direkt me narkot e Amerikës së Jugut", thotë “Corriere”.

Gazeta e nis shkrimin me operacionin e disa ditëve më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku u arrestuan 19 persona, që do të shkonin në Londër. Sipas “Corriere della Sera”, mafia shqiptare bashkëpunon me turqit për të ndihmuar trafikantët e drogës në Londër.

“Fuqizimi i rrjeteve kriminale shqiptare në aftësinë drejtuese të botës ëë krimit është e qartë, jo nga fjalët e analizave, por nga arrestimet e policisë. Ditët e fundit, në aeroportin e Tiranës, Nënë Terezës, policia ndaloi nëntëmbëdhjetë shqiptarë dhe turq , të cilët kishin prerë një biletë për të shkur në Malpensa / Orio al Serio, dhe më pas të përfundonin në destinacionin e tyre, Londër, ku tregu i kokainës, heroinës dhe marijuanës po pasuron një gjeneratë shqiptarësh, të cilët sot ngjajnë me gjermanët dhe “Ndrangheta.”, shkruan gazeta italiane.

Sipas Corriere-s, trafikantët shqiptarë po përdorin gjithnjë më shumë Italinë për për të depërtuar në botën e drogës.

Bandat shqiptare në Britani (Foto e marrë nga "The Sun"). Gazeta Si, 15 gusht 2019

“Ndarja e dy pjesëve të udhëtimit i përgjigjet dyshimit policor se pas mbylljes së hyrjes nga Linate:, po përdoret Italia për të depërtuar në botën e drogës në periferitë e Londrës. Dokumentet (kartat e identitetit) nuk ishin riprodhime por ishin ato reale, përveç fotove të pasaportave, që korrespondonin me pasagjerë të vërtetë. Dokumentet vijnë nga vjedhjet në zyrat e regjistrit të vendeve (ose nga shitja e punonjësve të korruptuar) dhe nga çantat e rrëmbyera. Pavarësisht nga ta, kishte italianë që ishin gati të fluturonin për në Angli. Aksioni është një favor për sistemin e sigurisë së qeverisë shqiptare, e cila po akuzohet se nuk po lufton drogën dhe se vëzhguesit e kanë etiketuar si “narkoshtet”.Sigurisht që askush nuk e përjashton që, para se të ndërhyhej me këtë aksion,, ushtarë të tjerë të drogës arritën të nisen për në Britaninë e Madhe. Por të paktën, të tjerët nuk do të përpiqen. Jo në këtë rrugë”, shkruan gazeta italiane.

“Corriere della Sera” e vë theksin në veçanti tek bandat shqiptare në Londër, duke raportuar se ata nuk ngurojnë të mburren për aktivitetet e tyre kriminale në rrjetet sociale.

“Në Londër, krimi shqiptar cili në përgjithësi ka një strukturë të mirëfillte , bazuar në grupe të shumta që shpesh lidhen me lidhje gjaku), ka dy karakterizime të dallueshme. Bandat e të rinjve kanë zgjedhur zonat e Parsons Green, Barking dhe Dagenham dhe Kilburn si baza; Hellbanianz është një nga bandat më të habitshme, duke marrë parasysh performancën sistematike përmes rrjeteve sociale që ka gjeneruar mijëra ndjekës Këta djem të ushqyer me adrenalinë, të cilët në çdo rast merren me sasi të vogla, janë të inatosur nga “të mëdhenjtë”, të cilët predikojnë dhe praktikojnë profilin e ulët, siç mësuan duke punuar për bandat kalabriane”, përfundon “Corriere”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë