Futboll

Mafia argjentinase ndërhyri për të anuluar Kupën Liberdadores

Huliganët e River Plate, që shkaktuan trazirat të shtunën në kryeqytetin e Argjentinës janë pjesë e një organizate kriminale e cila konsiderohet si “mafia argjentinase e futbollit”. Kjo e fundit dyshohet të jetë përgjegjëse për atë që ndodhi dy ditë më parë, pak orë para se te fillonte finalja e dytë e Kupës Liberdadores. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Bashkisë së Buenos Aires. Disa orë para se të fillonte ndeshja të shtunën autobuzi me futbollistët e Boka Xhunjors u sulmua nga një grup huliganësh, duke sjellë dëmtimin e disa futbollistëve dhe pjestarëve të stafit.

Horacio Rodriguez Larreta, kryebashkiaku i kryeqytetit argjentinas u shpreh se sulmi dyshohet të ketë qenë i mirë planifikuar dhe pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda nëse ndërhyrja e policisë nuk do kishte ardhur në kohë. Sipas tij bëhet fjalë për një hakmarrje të këtyre grupeve, pasi vetëm një ditë më herët, të premten policia vuri në pranga liderin e Barra Brava, që njihet si krahu i fortë i hulganëve të River Plate.

"Problemi është Barra Brava është një mafie që vepron në futbollin tonë prej më shumë se 50 vjet. Po flasim për organizata të rrezikshme dhe shumë të fuqishme që kanë kapitale të mëdha në dispozicion. Ata janë përgjegjës për këto incidente. Kjo gjë lidhet drejtpërdrejt me episodin një ditë më parë, ku 300 vetë nuk u lejuan, pasi ne iu konfiskuam biletat dhe ata 300, ishin protagonistët kryesorë të gjithçkaje që ndodhi.” u shpreh Rodriguez Larreta.
Eksperti i futbollit të Amerikës së Jugut, Tim Vickery thotë se Barra Brava e ka krijuar pushtetin përmes aktiviteteve të ndryshme, duke përfshirë shitjen e biletave në tregun e zi por edhe ndërhyrjen në tregun e transferimeve.

“Këto 36 orë kanë qenë orë turpi për futbollin argjentinas. Huliganët në Argjentinë, nuk është thjesht njreëz të pasionuar, por edhe individë që e kanë kthyer këtë gjë në biznes. Ata kontrollojnë një pjesë shumë të madhe të biletave në tregun e zi, që në ndeshje si kjo mes Boka dhe River Platë mund të shkojë edhe në 10 fish më e shtrenjtë se normalja. Çdo gjë merr kuptim, pasi u vu në prnga luderi i grupit dhe 300 nuk u lejuan të futen në stadium, atëherë ata sulmuan autobuzin e skuadrës së Boka Xhunjors.”u shpreh Tim Vickery për BBC.

Gjatë ditës së hënë kryebashkiaku i Buenos Aires i ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të bashkohen për ta luftuar këtë fenomen që rrezikon të shkatërrjë futbollin në Argjentinë, por edhe në të gjithë Amerikën Latine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë