Biznes

Macron vs McDonalds: Si Franca ndaloi paketimet me një përdorim në restorante

Risia më e fundit që po bëhet hit në McDonalds në Francë nuk është as ndonjë burger i ri e asnjë ndonjë fileto pule, por një tas i kuq prej gome me të cilin shërbehen patatet e skuqura.  Kompania amerikane paraqiti paketimin shumpërdorimësh nën ligjin e ri të Francës që nuk lejon më përdorimin e paketimeve njëpërdorimëshe.

Tasat e rinj janë bërë aq të famshëm sa që klientët kanë nisur t'i marrin në shtëpitë e tyre si suvenire.

Presidenti Emmanuel Macron ndihmoi në këtë vorbull kur postoi një foto të tasit në Tëitter.

Vjedhja e paketimeve shumëpërdorimshme ka qenë një ndër problemet kryesore të bizneseve që po përpiqen të përshtaten më ligjin "anti-ndotje", i pari në Europë.

Të tjera probleme janë larja, tharja, ruajtja, rikualifikimi i stafit dhe thithja e kostove shtesë që mund të shkojnë deri në 15 mijë euro për dyqan nëse nevojiten pjatalarëse të reja. Disa drejtues gjithashtu dyshojnë se ligji do të sjellë ndonjë përfitim real mjedisor dhe argumentojnë se ai do të çojë në emetime më të larta të karbonit dhe përdorim të energjisë.

Stéphane Klein, menaxher i Pret A Manger për Europën, ( zinxhir fast-food) ndalimi i paketimeve të asgjësueshme ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të reduktuar mbetjet, por ka qenë "shumë kompleks" për t'u vënë në praktikë në dyqanet e tij në Francë. "Ajo që duket si një ndryshim i thjeshtë është në të vërtetë mjaft i vështirë dhe i kushtueshëm për t'u bërë," - tha ai. "Na është dashur mbi një vit për të testuar qasjet e ndryshme dhe se cila mind të funksionojnë. Në ndryshimet e reja, punonjësit e Pret duhet ta rregullojnë ushqimin në dy mënyra; paketim të riciklueshëm kur i marrin me vete dhe paketime shumëpërdorimshme kur klientët hanë aty.

Ndalimi i ambalazheve njëpërdorimshme është një nga pjesët më të dukshme të legjislacionit mjedisor shumë më të gjerë të miratuar nga qeveria e Macron në vitin 2020. Ai përfshinte qindra kërkesa të reja si reduktimi dhe përfundimisht heqja graduale e ambalazheve plastike për një përdorim deri në vitin 2040, si dhe promovimi i riciklimit dhe ripërdorimin e produkteve. “Fundi i enëve të tavolinës me një përdorim është një hap më shumë në luftën kundër mbetjeve të panevojshme”, -  tha ministri i mjedisit Christophe Bechu. "Është një masë konkrete që do t'u kujtojë francezëve në jetën e tyre të përditshme rëndësinë e mjedisit."

Por ndërkohë që ligji zbatohet, disa drejtues po ankohen jo vetëm për sfidat e reja dhe kostot shtesë, por edhe nëse ky ndryshim do të ketë ndonjë efekt pozitiv në mjedis.

Industria e paketimit të letrës, e cila do të humbasë pjesën e tregut nëse enët e ripërdorshme bëhen normalitet, ka qenë tepër kritike. Ai argumenton se produktet e tij të letrës njëpërdorimshme, të tilla si filxhanët e kartonit të laminuara të kafesë ose mbështjellësit për sanduiçë, janë më miqësore me mjedisin sesa qelqi ose ekuivalentët plastikë të ripërdorshëm gjatë gjithë ciklit të jetës, nga prodhimi deri në asgjësim. Paketimet e letrës janë shpesh dhe të riciklueshme, ndërsa qelqi apo plastika, goma jo.

Sipas një studimi të Aleancës Europiane të Paketimit të Letrave (EPPA), energjia dhe uji shtesë i nevojshëm për të larë dhe tharë pjatat dhe enët e ripërdorshme në makineritë industriale do të thotë se ato gjenerojnë 2.8 herë më shumë emetim karboni sesa me bazë letre, një përdorim sistemeve. Ata gjithashtu konsumojnë 3.4 herë më shumë ujë.
"Grupet aktiviste po bëjnë një luftë kundër paketimeve njëpërdorimshe, por letra nuk ka të njëjtat dëme," - tha Eric Le Lay, president i EPPA dhe një ekzekutiv në Huhtamäki, një kompani finlandeze e paketimit të letrës. Rregullat e reja mund të rrisin gjithashtu mbetjet ushqimore. Pret tha se tani po hidhte më shumë ushqime sepse ushqimet e pashitura të paketuara në enë qelqi nuk mund të dhuroheshin për bamirësi. Pavarësisht shqetësimeve, Komisioni Europian duket se do të marrë frymëzim nga Franca.

Një draft i ri, përfshinte disa kufizime të njëjta si në Francë, por ai duhet të dakordësohet nga të gjitha vendet anëtare dhe nuk hyn në fuqi deri në vitin 2025./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë