Analize

Macron në Serbi, Beogradi: Do t’i japë fund taksës

Emmanuel Macron ka zgjedhur ta zhvillojë vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor duke u ndalur në Serbi, e duke u bëtë kështu presidenti i parë francez që viziton Beogradin përgjatë dy dekadave të fundit.

Vizita e Presidentit Macron në Serbi synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe vjen pas anulimit të një samiti në Paris, që ka per qellim të thyejë akullin midis Beogradit dhe Prishtinës.

Javë përpara vizitës së presidentit francez, mediat kanë spekulluar nëse Kosova mund të jetë çështja më e rëndësishme në axhendë. Ndër temat që do të diskutohen do të jenë bashkëpunimi politik dhe ekonomik, perspektiva e Beogradit për në BE dhe Kosova, njoftoi të hënën zyra e presidentit serb Aleksander Vuçiç.

“Macron është një nga dy liderët më të fuqishëm evropianë. Unë mendoj se roli i tij po rritet, ai është një njeri i vështirë, energjik, por jo gjithmonë i lehtë për të negociuar”, tha Vuçiçi për transmetuesin publik serb RTS të hënën. Presidenti serb njoftoi gjithashtu se gjatë vizitës do të nënshkruhen 20 marrëveshje ndërshtetërore.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçidc he ai i Francës, Emmanuel Macron



Por vizita e Macron vjen pas anulimit të një samiti në Paris, i planifikuar për 1 korrik, që kishte për qëllim të zhbllokonte bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Një çështje tjetër e vështirë është kundërshtimi i Macron-it ndaj anëtarëve të rinj potencialë të BE nga Ballkani Perëndimor.

Macron e bëri të qartë duke bllokuar hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, se ai ishte kundër çdo lëvizjeje drejt zgjerimit, me arsyetimin se BE duhet të reformohej përpara pranimit të ndonjë anëtari të ri .

Analisti francez Loic Tregoures sugjeroi se Macron mund të nxisë një iniciativë të re për të rifilluar dialogun Beograd-Prishtinë.

Ai tha se vizita e Macron do të përqëndrohet kryesisht në marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Francës me Serbinë.

“Vizita është hartuar për të vënë theksin tek 180 vitet e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Serbisë ,bashkëpunimin dypalësh dhe aktivitetet e reja të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) , “tha ai.

Sipas RTS, tregtia midis Serbisë dhe Francës do të kalojë shumën e një miliard eurove këtë vit. Kompanitë franceze kanë interes në IT, minierat dhe infrastrukturën e vendit ballkanik.
Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni deklaroi se shpresonte se kontratat e reja që do të shfrytëzojnë energjinë gjeotermale mund të nënshkruhen gjatë vizitës së Macron.
Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhen në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, tha se shpreson se presidenti francez do të ndëpresë lojën me “taksën” ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të anulohet”.

“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha ministri serb.

Ai tha se vizita e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishmë të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.

Ndërkohë, tabloidët serbë tashmë kanë publikuar programin e vizitës së Macron, duke vënë në dukje se ai është presidenti i parë francez që viziton Serbinë për 18 vjet.
Sipas raporteve, përveç mbajtjes së takimeve, presidenti francez do të vizitojë aeroportin e Beogradit, i cili operohet nga konglomerat francez dhe Monumentin e Mirënjohjes në Francë në Beograd.

Ai gjithashtu do të ketë takime me disa artistë të shquar. Mediat e Beogradit njoftuan përpara vizitës së Macron, anëtarët e forcave speciale franceze kanë mbërritur po ashtu në kryeqytetin serb.

 

Më Shumë