Ne rrjet

Macron ndërmjetëson takim mes Thaçit dhe Vuçiçit

Për herë të parë pas shumë muash, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot presidentin serb Aleksandër Vuçic në Paris, me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ky i fundit raportohet se i bërë të qartë qëllimin e tij të dy presidentëve për të përfshirë Francën në mënyrë më të drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë.
Sipas medieve serbeve, Macron i ka kërkuar Kosovës që të rikthehet në dialogut me Serbinë mënjëherë pas formimit të qeverisë.

Thaçi ka deklaruar gjatë këtij takimi se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
“Presidenti ka konfirmuar se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, i cili do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris dhe pason takimet e ndara që Thaçi dhe Vuçic kanë pasur të hënën me presidentin Macron.
Ndërkohë presidenti i Serbisë njoftoi gjithashtu se u takua mbrëmë me Vuçiç, me të cilin foli për më shumë se një orë për raportet me Prishtinën.

"Evropa do të presë formimin e një qeverie në Prishtinë. Unë besoj se do t'i ftojë të dyja palët për të biseduar dhe të përpiqen të gjejnë një kompromis. Unë nuk jam i sigurt se do të jetë e lehtë, por presidenti Macron beson në gjithçka që kemi biseduar në Beograd, për domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi", deklaroi ai.

Ndërhyrja e Macron nuk duket të jetë rastësi, pasi ai ka artikuluar edhe më fort dërgimin e një përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë pritet të emërohet si kundërpërgjigje ndaj SHBA-së. Ky përfaqësues i pasacëm i BE-së pritet të jetë një ish-ministër i Punëve të Jashtme i vendeve anëtare, që ka njohuri të gjëra për rajonin dhe gëzon besueshmërinë si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë, si dhe në Bruksel dhe Uashington.
Mediat në rajon shkruajnë se Franca dhe Gjermania po negociojnë një marrëveshje të mundshme në lidhje me emërimin e këtij zyrtari, i cili do të shërbente si i dërguar special i BE-së në rajon dhe mundësisht të jetë në krye të dialogut Beograd-Prishtinë.
Burime nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend.
Ndërkohë sipas “Politico”, burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Richard Grennel si të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.

Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.
Megjithëse BE-ja pretendon të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës, burimet diplomatike të BE-së e konsiderojnë se pozicioni i Borrellit si një lehtësues ose ndërmjetës në dialog, është shumë i ndjeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë