Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera foli edhe për Konferencën e Donatorëve sa i përket dëmeve të tërmetit në Shqipëri.
“Folëm gjithashtu edhe për situatën që po kalon Shqipëria. Do të doja që t’i përcillja një mesazh solidariteti popullit shqiptar. U gjendemi pranë! Ne europianët do të marrim përgjegjësinë tonë dhe në dhjetor apo janar do të organizojmë një Konferencë Donatorësh për të ndihmuar, pasi janë 1 mije vetë që kanë humbur banesat e çdo gjë.
Burimet diplomatike bëjnë me dije se data të mundshme për zhvillimin e konferencës mund të jenë 19 dhjetori ose 20 janari.
Më herët, kryeministri Rama ishte në Stamboll, ku presidenti Erdogan mblodhi Konferencën e Vendeve Islamike për të dhuruar shuma monetare sa i përket rimëkëmbjes së Shqipërisë pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.