Nga Gazeta Si – Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në komunikimin me gazetarët për vendimet e qeverisë.
“Kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë me e lartë nga ajo që kishte një vit më parë thjesht Park Natyror”, u shpreh Kumbaro.
Ministrja tha se sipërfaqja e mbrojtur është shtrirë tashmë në mbi 12,727 ha, e gjithë sipërfaqja ujore dhe bregore e lumit bashkë me sipërfaqe të tjera tokësore.
LEXO EDHE:
– Shqipëria synon përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore
– Studimi i fizibilitetit mbi Lumin Vjosa: Si do të zhvillohet parku në dy faza
– Reportazh në Vjosë/ Si po kërcënohet mbijetesa e lumit të fundit të egër në Europë. Banorët: Duan ta zhdukin
– The Economist: Si ambientalistët shqiptarë po bllokojnë vërshimin e digave në lumin e Vjosës
– Shkencëtarët europianë zbarkojnë në Vjosë: Pjesë e parkut kombëtar duhet të jenë edhe degët e lumit
– Rama: E gjithë Vjosa Park Kombëtar, e pamundur
– BE: E gjithë Vjosa të shpallet Park Kombëtar
– Kauza e mbrojtjes së lumit Vjosa shpaloset në sheshet e Europës
“Bashkë me 3 degë të tjera të Lumit Vjosë, më konkretisht lumi Drino, lumi Bënç dhe Shushica bëjnë atë që quhet sot Parku i parë në Europë i një lumi të egër. Një punë shumë e gjatë që kurorëzohet sot me këtë akt ligjor. Është faza e parë e kësaj pune”.
Po ashtu, ministrja tha se sot është shpallur monument natyre Tulipani Shqiptar. Bëhet fjalë për një lëndinë të caktuar në bashkinë Kukës në të cilën gjenden kushtet e favorshme për rritjen e këtij tulipani.
Janë 35 ha në Njësisë Administrative Surroj, Kukës. Kjo specie e veçantë është edhe në listën e kuqe ndërkombëtare, në speciet e rrezikuara. Rritet vetëm në Shqipëri dhe vetëm në atë zonë të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.