Mendim

Lula ngatërron Vladimirin me Volodymyrin

Me demokratë si presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, kujt i duhe autokratët? Turp për Lula q pretendon se Kievi, NATO dhe BE kanë faj për luftën e Rusisë në Ukrainë, njësoj sa cari i Kremlinit. Turp për Lulan që nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën.

Nga Andreas Kluth* - Lula u kthye në punën e tij të vjetër, një muaj më parë, ai ka qenë president në periudhën 2003-2010. Kjo pas një stazhi 4-vjeçar të populistit të djathtë, Jair Bolsonaro, “Trumpi i Tropikut”. Një javë pasi Lula mori pushtetin, turmat pro Bolsonaros plaçkitën edhe ndërtesat federale në Brasilia, në një imitim të sulmit ndaj Kapitolit në SHBA më 6 janar 2021. Kur institucionet e Brazilit dhe Lula i rezistuan atij sulmi, shumica e botës demokratike u lehtësua.

Nje person që ishte specifikisht i lumtur, ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai ka qenë gjithmonë një nga liderët që donte të ndalonte preceptimet “Perëndimi dhe të tjerët” dhe jo të ndante demokracitë dhe autokracitë.

“Jemi të gëzuar që Brazili u rikthyer në skenën botërore”, tha Scholz kur takoi Lulan në Brasilia këtë javë. “Na keni munguar”, - tha ai dhe Lula e përqafoi.

Në fakt, Scholz po kërkon të zgjerojë aleancën në suport të Ukrainës dhe kundër Putinit, duke përfshirë sa më shumë shtete të mundet në “Jugun botëror”. Vitin e shkuar, kur ai drejtoi G7, ai ftoi Indinë, Indonezinë, Afrikën e Jugut dhe Senegalin.

I njëjti qëllim e dërgoi atë në Amerikën e Jugut. Edhe njëherë Scholz rikujtoi se sa më larg të jenë shtetet nga Europa, aq më pak vëmendje i kushtojnë luftës në Ukrainë. Presidenti i Kilit, Gabriel Boric ishte pak më i butë. "Ne gjithmonë do të mbrojmë multilateralizmin, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe, mbi të gjitha, vlefshmërinë e të drejtave të njeriut," - tha ai pas takimit me Scholz në Santiago. Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ishte më i rezervuar, duke refuzuar t'i ofronte Ukrainës ndonjë ndihmë ushtarake dhe vetëm duke dëshiruar në mënyrë të paqartë "paqe".

Por ishte Lula i cili jo vetëm kundërshtoi lutjet e Scholz, por edhe doli tërësisht jashtë komplotit. “Brazili nuk ka interes të kalojë municione në mënyrë që të përdoren në një luftë”,- tha Lula në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp. “Brazili nuk dëshiron të ketë asnjë pjesëmarrje, qoftë edhe indirekte”.

Për të kuptuar arsyetimin e Lulas, rikthehemi në intervistën e tij për revistën “Time” vitin e shkuar. “Nuk është vetëm Putin fajtor. SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu, sepse nuk përjashtuan anëtarësinë e Ukrainës në NATO.”

Por Lula pati dhe një gjë tjetër për të thënë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, një figurë frymëzuese për shumë, por jo Lulas. Lulas i duket “i çuditshëm” që po bën publicitet nga një kamera në tjetrën, kur ai duhet të "negocionte" - me sa duket për kapitullimin e Ukrainës. "Ky djalë është po aq përgjegjës sa Putini për luftën," tha ai.

Është një gjë që liderët të vendosin, se duhet të qëndrojnë jashtë një konflikti që ata e konsiderojnë – saktë ose gabim – të parëndësishëm për interesat e tyre kombëtare.

Por të miratosh dhe ritransmetosh narrativat propagandistike të Putinit është e papranueshme. Ishte vetëm Putini që vendosi të sulmonte Ukrainën, dhe që ka vazhduar të ndryshojë arsyet e tij për ta bërë këtë që atëherë. Me sa duket, ai tani po lufton Satanizmin në Ukrainë. Ai është një imperialist dhe diktator i modës së vjetër, i vendosur për të nënshtruar dhe kolonizuar një fqinj më të vogël dhe duke shkelur të gjitha normat ndërkombëtare në këtë proces.

*Andreas Kluth është gazetar i Bloomberg për politikën në Europë.

Burimi: WashingtonPost/ Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë