Kafeja në Melburn, çaji Bubble në Singapor dhe pitet burritos në Kaliforni po na ndihmojnë të përballojmë bllokimet.
Para pandemisë, Levi Fedley do të shkonte me biçikletë në një nga kafenetë e famshme të Melbourne-it, me filxhanin e përsosur të kafesë u ul duke u trandur të shihte botën ti kalonte para syve.
Tani, me qytetin e dytë më të madh në Australi në karantinë, marrja e kafesë në dorë është e vetmja mundësi. Tani është një çështje jetike për ta zgjedhur, duhet ta marrësh kafenë pa prekur askënd ose asgjë, dhe mandej pason një kthim i shpejtë për në shtëpi. Por ekspresi i tij i gjatë, i zi , i përditshëm -një ekspres i mbushur me ujë të nxehtë - është shumë më i rëndësishëm se të gjithë kufizimet bashkë.
"Është një ritual", tha 30-vjeçari profesionist i marketingut përmes telefonit. "Është një luks shumë minimal dhe i justifikueshëm."
Në të gjithë botën, njerëzit po kapen pas kënaqësive të shenjta të tyre të përditshme, momente gati afërs normalitetit në një botë të ngritur ndryshe.
Edhe pse kafenetë në zonat e udhëtarëve dhe qendrat e qytetit po vuajnë ndërsa punëtorët qëndrojnë në shtëpi, konsumatorët po e gejrbin atë në lagjet lokale.
Në Londër, kishte shumë klientë të shtunën duke shijuar një pije pasdite në kopshtin e “The Gatehouse” në Highgate. Pabet në Mbretërinë e Bashkuar u rihapën në fillim të korrikut pasi u mbyllën për tre muaj. Rich Tasker, duke pirë një birrë, tha se e kishte pirë birrën e tij të parë në një mjedis të hapur pas karantinës disa javë më parë në një pijetore në fshat. Një birrë e quajtur “Normalitet” ia tërhoqi vëmendjen.
"Ishte mjaft e këndshme të kërkoje" një birrë “Normale” të lutem, "tha ai. "Dhe pi një pije të këndshme dhe të ftohtë nën rrezet e diellit të së Dielës pas katër muajsh mbyllje. Ndihem mirë. ”
Ndërprerja e kënaqësive, kafenetë artizanale për të kursyer para ka qenë një klishe e këshillave për buxhetim gjatë një dekadë.
Mos e pini kafenë e përditshme, këto janë këshillat që të ndjekin ngado, nuk do ta ndjeni mungesën teksa në fund të vitit të kontrolloni llogarinë tuaj.
Kursimet do të ishin relativisht minimale, por ajo që i mungon kësaj këshille është po se sa njerëzit në të gjithë botën i vlerësojnë kënaqësitë e tyre të përditshme. "Kënaqësitë e vogla të përditshme i mbajnë njerëzit gjallë dhe në shëndet mendor të mirë", tha Fedley, që nuk I ndahet kafesë në Melbourne. "Unë mendoj se ka shumë më tepër gjëra për t'u tkurrur në shpenzime përpara se të filloni të dyshoni për zakonet e kafesë."
Pas një goditje fillestare shkatërruese, klientët po kthehen gjithashtu në zinxhirët e mëdhenj. Të dy gjigantët amerikanë Starbucks Corp dhe McDonald's Corp. thanë javën e kaluar që shitjet e të njëjtit dyqan nisën të ishin pozitive në korrik.
"Ajo që klientët po kërkojnë tani janë përvoja që janë të sigurta, të njohura dhe të përshtatshme", tha Shefi Ekzekutiv i Starbucks, Kevin Johnson. "Kjo është ajo që do të ndikojë në rikuperim," tha ai, duke parashikuar që shitjet e SHBA-ve do të ktheheshin në nivelet e para-Covid deri në Mars.
Ajo që vihet re është se, ndërsa transaksionet janë në rënie, shuma mesatare e shpenzuar për vizitë nga çdo person po rritet, tha Johnson.
Birra e prodhuar në vend kursen para – e njëjta logjikë vlen edhe për kafenë. Është eksperiencë që nuk përsëritet.
Në San Diego, California, një burrito (pite karakteristike) është fundi i përsosur për një ditë të gjatë sporti surf ose notit. Taco Shop i Robertos shërben burriton e tij të famshëm në Kaliforni - në një numër vendndodhjesh përgjatë bregdetit.
Falë klientëve besnikë, biznesi ka mbetur i qëndrueshëm në të gjithë pandeminë, dhe restoranti nuk ka pse të pushojë punëtorët, tha bashkëpronari Reynaldo Robledo, djali i themeluesit të restorantit.
Këta klientë përfshijnë Grace Furnari, e cila ka qenë dy herë tashmë që kur ajo u zhvendos përsëri në zonë në korrik. "Roberto është luks për mua sepse pushoj së gatuari në shtëpi - dhe një arsye e mirë për të dalë në ajër të pastër," tha ajo.
Në Singapor, obsesioni lokal është çaji tradicional bubble: çaji i ëmbël, me qumësht, akull dhe përbërës të tjerë sipas dëhsirës. Ndërsa qyteti përgatitej ti rikthehej mbylljes në fund të prillit, radhë të gjata u krijuan nëpër ishull për të marrë çajin.
Justin Teh, 48 vjeç, është pronar i dyqanit të Forajit të Ndaluar në Marymount, një pjesë e familjare e qytetit dhe e gjelbër. Ai tha se ata panë një shpërthim të ri në kërkesë kur u lejuan të hapeshin në qershor. Ndërsa gjërat tani janë më të qeta, ende po shohin një fluks të qëndrueshëm të klientëve,.
"Për shkak se ne nuk mund të udhëtojmë tani për tani, ka një ndjenjë të një boshllëku që duhet të mbushet, dhe për disa njerëz, lukse të vogla si çaji dhe gatime të tjera tradicionale,janë të pashmangshme" tha Teh. "Janë gjërat më të mira që mund të bësh."/Bloomberg/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.