Është zhvilluar në kryeqytet ditën e dielë, edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës. Në vitin e tretë të organizimit të këtij evenimenti kishte disa ndryshime të rëndësishme dhe itinerari i përshkruar nga sportistët ishte më i gjatë. Triumfues në garën e 21 kilometrave për femra u shpall atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega. Atletja rekordmene e përshkroi gjithë gjatësinë e maratonës në kohën 01:14’,18’’. Pas shqiptares është renditur atletja afrikane, Abel Kibet Rop që zuri vendin e dytë me kohën, 01:05’,13’’.
Në garën e 21 kilometrave për meshkuj kanë dominuar sportistët e ardhur nga Afrika. Kenianët Nelson Kipkogei Kerutich, Ruth Nundu dhe Mbatha zunë tre vendet e parë në këtë kategori.

Atletët nga Kenia u shpallën fitues edhe në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km. Sportisti Kerutich arriti të fitonte garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda. Për femra triumfoi keniania tjetër Mbatha që e përshkoi gjatësinë e 10 kilometrave për 36 minuta e 46 sekonda. Fitues i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha. Në të gjitha kategoritë e Maratonës morën pjesë rreth 2500 garues të niveleve profesioniste dhe amatore.

Nga organizatorët, Maratona është konceptuar jo vetëm si një kompeticion sportiv, por edhe si një mënyrë shumë e mirë për të promovuar qytetin. Itinerari përshkoi pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë edhe argëtuese për të gjithë atletët pjesëmarrës. Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, Maratona konsiderohet edhe një ditë festive për kryeqytetin. Në shumë pika të veçanta të Tiranës gjatë ditës së dielë u organizuan një sërë aktivitetesh artisitiko-kulturore.
Love ❤️ Tirana! #BestJobEver
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 7, 2018
Thanks to our amazing partners of @Vienna_Marathon 🇦🇹 for the technical asistance and to our friends @GreeceinAlbania 🇬🇷 for the beautiful original Marathon wreaths! ⏱🌿🙏#TiranaMarathon2018 🏃🏻♂️🏃🏻♀️👟🥇🥈🥉 pic.twitter.com/sF39Ne9n8M
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.