Para

Luhatjet në kursin e këmbimit po dëmtojnë të gjitha kompanitë europiane

Pas fasadës së fitimeve të kompanive europiane, ka një krizë që po prek eksportuesit të parët; forcimi i monedhave europiane kundrejt dollarit.

Euro, franga zvicerane dhe paundi parashikohen të rriten më tej mbi monedhën amerikane, duke ushtruar presion mbi aksionet e Stoxx 600,  indeksi i aksioneve të SHBA.

Deri më tani, efekti nuk është ende plotësisht i dukshëm – edhe pse euro ka fituar 13% kundrejt dollarit që nga shtatori dhe shumica e firmave kanë shënuar fitime të mira. Nëse shkon më thellë, qartësohet panorama e zymtë për eksportuesit e mëdhenj të kontinentit.

Kjo panoramë mund të errësohet më tej në muajt në vazhdim, nëse mbështetja nga Kina zbehet, rritja e Europës ngadalësohet dhe SHBA-ja futet në recesion.

“Forca ekonomike ka fshehur deri më tani ndikimin e mbiçmimit të monedhës,” Sharon Bell, strateg i lartë europian i kapitalit në Goldman Sachs Group Inc. “Por kjo do të kalojë dhe ne presim të shohim më shumë ndikim në tremujorin e dytë dhe të tretë”.

Si rregull i përhershëm, thotë Bell, një rritje prej 10% në euro zvogëlon 2% deri në 3% rritjen e fitimeve për aksion për kompanitë europiane. Ky ndikim do të jetë gjithnjë e më i vështirë për t'u shmangur, mendon ajo, veçanërisht pasi ulja e kursit të këmbimit shtatorin e kaluar vendosi një linjë të pjerrët për krahasimet nga viti në vit.

Parashikimet e Bloomberg e shohin euron 1.2 kundrejt dollarit deri në fund të vitit, kurse paundi dhe franga zvicerane do të forcohen edhe më shumë. Analiza e drejtuesëve nga Barclays Plc, tregoi se më pak se 40% e kompanive tani kanë një pikëpamje pozitive për kursin e këmbimit, nga mbi 60% në tremujorin e tretë të 2022.

Sektorët më të dobët

Telekomunikacioni, kujdesi shëndetësor, media dhe kompanitë e konsumit në Europë, janë ato që preken më shumë nga të ardhurat në SHBA. Për biznese të tilla, monedhat e forta janë një thikë me dy presa. Ato ndihmojnë në zbutjen e inflacionit të importuar, shumë e rëndësishmennë një moment ë tillë. Por, kjo i bën produktet shumë më të shtrenjta për blerësit në shtete të tjera dhe do të thotë që fitimet përtej detit janë më të pakta kur këmbehen në monedhën vendase.

Kompania Bayer në Gjermani, paralajmëroi për një goditje prej 1.7 miliardë eurosh nga kursi i këmbimit në vitin 2023. Shefi ekzekutiv Ëerner Baumann siguroi analistët se përpjekjet mbrojtëse janë rritur për një skenar më pesimist.

Në kompaninë Roche në Zvicër, qe mëbshtetet nga SHBA për gjysmën e të ardhurave, kreu i financave, Alan Hippe tha se shitjet e tre mujorit të parë kanë rënë me 3% për shkak të kursit të këmbimit. Në terma realë, rënia arrin në 7%.

Përmbysja rajonale

Ndërsa sallat europiane të bordeve mendojnë për ndikimin, investitorët amerikanë të bazuar në dollarë po kënaqen me fitimet shtesë që mund të fitojnë nga përkthimi i kursit të këmbimit.

FTSE Europe ETF i Vanguard, fondi më i madh i pambrojtur me bazë në SHBA, i përshtatur për aksionet europiane, ka marrë mbi 19 miliardë dollarë këtë vit pasi investitorët blejnë aksionet e rajonit.

“Forca e monedhës ka qenë një bllok i madh ndërtimi për pikëpamjen tonë neutrale ndaj rritjes mbi aksionet europiane, në krahasim me SHBA-në,” tha Alessio de Longis, një menaxher fondesh me bazë në Nju Jork në Invesco.

De Longis e sheh euron të forcohet në 1.20-1.30 dollarë në një periudhë shumëvjeçare, por nuk pret një ndikim material në fitimet afatshkurtra të korporatave. “Vlerësimet e monedhës ndikojnë në tregjet e aksioneve me një vonesë kohore të ndryshme,” tha ai, duke vënë në dukje se euro ka qenë e nënvlerësuar prej vitesh.

Në Europë, disa menaxherë të parave po rregullojnë pozicionet e tyre për të llogaritur ndryshimet e monedhës. Alexandra Jackson, menaxhere e Fondit të Mundësive të Rathbone në Mbretërinë e Bashkuar, preferon indeksin FTSE 250 të orientuar në vend ndaj FTSE 100 të ekspozuar ndërkombëtarisht.

Sipas Eleanor Taylor-Jolidon, menaxhere e portofolit në Union Bancaire Privee në Gjenevë, kompanitë zvicerane janë ndoshta më të pozicionuara se të tjerat, duke pasur parasysh historinë e tyre të operimit nën një frangë të fortë. Ajo është më e dyshimtë për aftësinë më të gjerë të aksioneve evropiane për t'i bërë ballë presioneve të monedhës, duke vënë në dukje se lëvizjet e fundit të euros janë "më shumë produkt i dobësisë së dollarit sesa i fuqisë themelore"./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë