Ne rrjet

Lugina e Preshevës – Zhgënjim në zgjedhjet për Këshill Kombëtar

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, për të përfaqësuar interesat arsimore dhe kulturore të komunave shqiptare në Serbi, duket se janë pritur me zgjënjim në këto zona të varfëra.

Rreth 40.000 shqiptarë kanë të drejtë vote në Serbi, por nuk ka sondazhe që përcaktojnë se sa prej tyre votojnë për zgjedhjen e përfaqësuesve në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Megjithatë, vëzhguesit shprehen se ka pak entuziazëm në mesin e shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës, dhe Medvegjës, tri komunat me më shumë shqiptarë.

"Në fushatat e tyre, politikanët nuk u premtojnë qytetarëve vende pune në institucionet komunale apo përmirësimin e infrastrukturësm sepse kjo nuk është në juridiksionin e këshilleve kombëtare", tha Arbër Pajaziti, kandidat për Këshillin Shqiptar. Por Valon Arifi, një aktivist nga Presheva, mendon se që kur u mbajtën zgjedhjet e para në vitin 2010, këshilli ka bërë shumë pak për komunitetin shqiptar në Serbi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, politikanët shqiptarë në Serbi kanë deklaruar së fundmi se janë gjobitur pasi kanë përdorur flamurin shqiptar. Kandidatët për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar thanë për BIRN se nëse shqiptarët në Serbi përdorin flamurin kombëtar për qëllime zyrtare, ata duhet të paguajnë një gjobë nga 500 deri 800 euro.

"Ne e përdorimin privatisht flamurin, por kjo nuk lejohet nga institucionet serbe. Kandidatët e Këshillit Kombëtar të gjobisin nga 500 deri në 800 euro në ditë nëse përdorim flamurin shqiptar", thotë Enver Mehmeti, deputet i Partisë Demokratike Shqiptare.

Ligji serb thotë se shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin simbolet e tyre, por ato nuk mund të manifestohen në ambjente publike dhe nuk duhet të jenë identike me simbolet e një vendi tjetër.

"Flamuri ynë kombëtar është i njëjtë me shtetin e Shqipërisë, kështu që nuk lejohet", tha Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik.

Kandidatët për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi në emisionin televiziv "Jeta në Kosovë".

Arbër Pajaziti bën thirrje nga ana tjetër për një debat publik nëse shqiptarët në Serbi duhet të kenë të drejtë të përdorin flamurin e tyre. “Shqiptarët e Kosovës e ndjejnë veten shqiptarë dhe janë krenarë për flamurin kombëtar shqiptar, por në të njëjtën kohë kanë edhe flamurin e Kosovës. Nuk do të ishte keq që edhe ne të kishim të drejtë të përdormin flamurin tonë në Serbi", tha Pajziti.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është i vetmi institucion që merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

KKSH-ja merret me edukimin, kulturën, informacionin dhe përdorimin zyrtar të gjuhës, alfabetit dhe simboleve kombëtare. Sali Salihu, kandidati i Partisë Demokratike, thotë se shqiptarëve në Serbi u mungojnë librat shkollorë në gjuhën shqipe. Sipas tij, një problem edhe më i madh do të jetë ajo që do të shkruhet në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë që studiojnë në Serbi, për shkak të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht lidhur me Kosovën.


 Lugina e Preshevës

"Një libër historik, sipas ligjit në Serbi, duhet të bazohet mbi historinë kombëtare. Ne do të përpiqemi të shkruajmë historinë ashtu siç e njohim", tha Salihu. "Por ne kemi probleme me historinë e shkruar nga vitet 1990 deri më sot".

Megjithatë, ai shprehet se përveç teksteve të historisë dhe gjeografisë që prekin drejtpërdrejt identitetin kombëtar, shumica e teksteve shkollore nuk do të shkaktojnë probleme politike.

"Librat shkollorë që nuk prekin identitetin kombëtar, siç është fizika, mund të importohen nga Shqipëria", thotë ai.

Festimi i 28 Nëntorit në Luginën e Preshevës

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë