Ne rrjet

Lufta në kufirin Turqi-Siri, BE-ja në alarm

Numri i viktimave dhe i kurdëvë të dëbuar me forcë gjatë operacionit ushtarak tëTurqisë në veri të Sirisë po rritet, duke alarmuar vendet e Bashkimit Europian.

Dhjetëra luftëtarë kurdë dhe të paktën nëntë politikanë kanë humbur jetën. Mijëra njerëz, ndërkaq, kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Sipas organizatës së Komitetit Ndërkombëtar i Shpëtimit, rreth 64,000 vetë tashmë janë zhvendosur. Ajo thotë se rreth 450,000 e tjerë mund të detyrohen të lëvizin, duke shkaktuar kështu një valë të re refugjatësh në rajon.

Gjermania dhe Franca njoftuan të shtunën se nuk do të eksportonin më armë në Turqi që mund të vendoseshin në dispozicion të operacionit ushtarak në Siri.

Qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian në tërësi kanë dalë kundër ofensivës ushtarake të Turqisë kundër forcave kurde siriane që kur ajo filloi të mërkurën.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Veri në Sirisë, Gazeta Si, 13 tetor 2019

Kryeministri britanik Boris Johnson shprehu "shqetësim të madh" gjatë një telefonate me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Një deklaratë nga zyra e Johnson thoshte "Kryeministri ishte i qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të Turqisë. Ai i kërkoi Presidentit që të përfundonte operacionin dhe të hynte në dialog."

Disa figura politike u ekzekutuan në një autostradë pasi u nxorën nga makinat e tyre në jug të qytetit Tal Abyad nga militantët e mbështetur nga turqit.

Një udhëheqëse politike kurde, Hevrin Khalaf dhe shoferi i saj ishin midis atyre të vrarë të shtunën. Vrasjet u këpën në kamera dhe janë shpërndarë gjerësisht në internet, duke nxitur frikën e spastrimit etnik.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Veri në Sirisë,  Gazeta Si, 13 tetor 2019

Turqia e nisi të mërkurën operacionin ushtarak kundër kurdëve në veri të Sirisë, për të krijuar një zonë të sigurtë, siç ka thënë, përgjatë kufijve të saj, pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare. Operacioni ka nisur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga zona.
Turqia i konsideron forcat kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Kurdër, të cilët kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Një grup republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA hartoi një legjislacion për sanksione kundër Ankarasë.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Veri në Sirisë, Gazeta Si, 13 tetor 2019

"Nëse Turqia dëshiron të trajtohet si aleate, ajo duhet të fillojë të sillet si e tillë", tha kongresistja Liz Cheney. Presidenti Trump e mbrojti vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Siria, duke thënë në një rast se kurdët “nuk e kanë ndihmuar SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore, por Turqia po”.

Por ai mbajti gjithashtu një qëndrim më të ashpër ndaj ofensivës së Turqisë, duke thënë se mund të vendoste sanksione nëse operacioni i Turqisë “nuk është njerëzor”.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se vija e kuqe nënkupton “spastrim etnik, sulme ajrore, me artileri dhe të tjera kundër popullatës civile”.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Veri në Sirisë, Gazeta Si, 13 tetor 2019

Të enjten, në një postim në Twitter, Trump tha se SHBA-ja ka pasur tri zgjidhje: të dërgojë mijëra trupa (në Siri) dhe të fitojë ushtarakisht, të godasë rëndë Turqinë me sanksione ose të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Turqisë dhe kurdëve.

“Shpresoj të jetë kjo e fundit”, u tha më pas Trump gazetarëve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim "të sigurojë terrorin" përgjatë kufijve të Turqisë.

“Që nga fillimi i operacionit, 109 terroristë janë vrarë”, tha Erdogan duke iu referuar luftëtarëve kurdë. Ai shprehet se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se, në një takim me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar vetëpërmbajtje.

Operacioni ushtarak i Turqisë në Veri në Sirisë, Gazeta Si, 13 tetor 2019

"Pres që Turqia të tregojë përmbajtje dhe të sigurohey se veprimet e saj në veri të Sirisë janë të matura dhe proporcionale”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është thellësisht i shqetësuar nga rritja e dhunës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi të enjten për situatën në Siri, me kërkesën e pesë anëtareve të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Polonisë, të cilat kërkojnë që Turqia të ndalojë ofensivën e saj ushtarake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë