Politike

Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët: Anuloni udhëtimet për arsye sigurie

Gazeta Si - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, njofton se që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shqiptarët që punojnë apo studiojnë atje.

Në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë në Izrael, Ministrja për Punët e Jashtme ka publikuar të gjithë kontaktet që mund të t'i vijnë në ndihmë qytetarëve të ndryshëm

Për arsye sigurie, MEPJ këshillon shqiptarët që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse ishin planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

"Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim: Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected] Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit. ❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en", - thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ.

Të paktën 350 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe thuajse 1600 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi i armatosur i së shtunës nga Hamasi.

Gjithashtu, raportohet për mbi 100 persona të marrë peng. Shteti izraelit njoftoi se po punon për marrjen nën kontroll të territorit të sulmuar nga Hamas dhe për lirimin e pengjeve.

Nga aana tjetër, më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, si dhe dhjetëra të tjerë janë kapur. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë