Politike

‘Janë orë të vështira këtu’, ambasadorja e Shqipërisë nga aeroporti në Izrael: Jemi në kontakt me shqiptarët për të garantuar sigurinë e tyre (Video)

Nga Gazeta 'Si'-Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka dalë me një mesazh nga aeroporti i Tel Avivit për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

Kumbe shprehet se po kalojnë orë të vështira për shkak të luftimeve që po bëhen mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa thekson se ‘jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi”.

Sipas ambasadores po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shqiptarëve, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

"Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit qe ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë", tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë