Rend dhe Ligj

“Los Blancos”, burg me afat 40 ditor për një prej të arrestuarve në Shqipëri

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg me afat 40-ditor për Gentian Manajn, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS.

Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptar të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Karteli shqiptar i drogës u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste dhe hetimet kishin nisur që në vitin 2015.

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën në shtete të tjera. Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.

Operacioni “LOS BLANCOS” konsiderohet më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Holandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet. Rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para janë kapur gjatë këtij hetimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë