Lajme

Londra largohet nga bisedimet me Brukselin: Humbje kohe!

Britania e Madhe njoftoi tërheqjen nga negociatat me Bashkimin Europian sa i takon shkëputjes, përveç atyre çështjeve që Londra i vlerëson si me rëndësi jetike për interesat e saj kombëtare, siç është siguria.

Vendimi është publikuar në orët e mbrëmjes së të martës përmes një deklarate të shkurtër të qeverisë së re të drejtuar nga Kryeministri Boris Johnson.

“Nga tani e tutje, ne do të marrim pjesë vetëm ne takimet që kanë vërtet rëndësi, duke reduktuar pjesëmarrjen në më shumë se gjysmën e këtyre takimeve, duke kursyer qindra orë. Kjo do t’u lejojë më shumë kohë ministrave dhe zyrtarëve që të përgatiten për shkëputjen më 31 tetor dhe kapjen e mundësive që na presin pas kësaj shkëputjeje”, deklaroi Sekretari i Shtetit, Steve Barclay.

Britania e Madhe është ende vend anëtar i BE-së dhe gëzon të drejtën që të marrë pjesë në institucionet e unionit. Por, Londra vlerëson se pjesëmarrja në pjesën më të madhe të tyre është humbje kohe.

Vendimi është marrë pak ditë pasi në mediat angleze publikuan një raport sekret të qeverisë britanike, ku flitej për pasoja katastrofike nëse vendi largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor pa një marrëveshje me Brukselin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë