Treg

Lojërat e Fatit, Komisioni i Ligjeve i miraton, ish-ministri Xhafaj: A keni bërë ndonjë analizë socio-ekonomike? Ç’do bëhet me tregun ilegal?

Nga Gazeta 'SI'- Projektligji për rikthimin e basteve online dhe rregullimin e lojërave të fatit në vend është shqyrtuar sot në komisionin e Ligjeve, me ekspertë të fushës.

Zëvendësministrja Vasilika Vjero dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë sMe 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin online të lojërave të fatit vetëm. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita voti kundër. Financave, prezantuan përsëri projektligjin duke e përmbledhur në pikat kryesore, nga licencimi, mosha e lejuar, llogaritë e deri tek të ardhurat.

LEXO EDHE:
-‘Bastet online’ ndryshojnë në Kuvend. Hiqet tatimi 15% i lojtarëve, fituesit që s’marrin paratë nga kompania i ‘kompeson’ shteti
-Basti i qeverisë me bastet online dhe çfarë i shqetëson ekspertët

Gjatë kësaj seance, u theksua shpeshherë se qeveria vendosi rikthimin e basteve për shkak të shifrave të larta të parave që qarkullonin në tregun e zi, ndërkohë që ligji e ndalonte.  

I paqartë mbi projektligjin e ri ishte edhe deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cilin i drejtoi një sërë pyetjesh ministrisë së Financave, ndonëse për shumë prej tyre nuk morri përgjigje.

Duke e quajtur një çështje mjaft delikate, deputeti Xhafaj u ndal tek efekti social i këtij aktiviteti.
“A keni një analizë ju se çfarë ka ndodhur pas mbylljes, si në ekonomi edhe në shoqëri? Ndalimi i aktivitetit krijoi probleme të rënda. Çfarë risqesh sociale keni vlerësuar kur i mbyllët dhe si kanë ndryshuar tani këto risqe? A do të ketë masa penalizuese apo kufizime për të parandaluar këto dëme?

Lidhur me kazinotë, sa janë të ardhurat dhe sa përfiton shteti? A keni konstatuar shkelje dhe çfarë masash janë marrë? A ka praktika në vende të tjera kur këtë aktivitet e drejton shteti?”, iu drejtua ish-ministri i Drejtësisë, përfaqësuesve të Financës.  

Një tjetër shqetësim i tij ishte tregu i zi, që ka qarkulluar deri tani fitime të majme dhe se si ai do të legalizohet. “Sa mundësi ka që të kemi dy lloj aktivitetesh legale e ilegale? Kush na siguron që nuk do të vazhdojë? Çfarë do të bëhet me ta që luajnë ilegalisht?” tha Xhafaj, i cili pyeti dhe sa është mundësia që rikthimi i basteve online të nxisë trukimet e ndeshjeve.

Drejtoi i operacioneve të lojrave të fatit, Zhani Çakuli iu përgjigj ish-ministrit duke thënë se lufta është e vazhdueshme, por ‘e gjithë bota ka treg të zi të lojërave të fatit’.

“Asnjë vend nuk e ka monopol këtë aktivitet. Që bastet sportive t’i kontrollojë shteti. Trukimi i ndeshjeve, nuk e di sepse nuk jam i fushës, por rregullat janë të forta dhe kompanitë mund të humbasin licencat”, u shpreh Çakuli.

Më pas, zv.ministrja Vasilika Vjero, tha se për vitin 2022, kazinotë në vend, 7 të tilla, kanë derdhur në arkën e shtetit 3.1 mld lekë dhe për 2023-shin deri më tani, 2.3 mld lekë.

Në fund të seancës, komisioni i Ligjeve e ka miratuar këtë projektligj për ta kaluar në parlament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë