Ne rrjet

Loja e dyfishtë e Katarit, që mbush Hamasin me dollarë dhe pret bazën ushtarake amerikane

Investime miliarderësh në Perëndim mes luksit dhe futbollit dhe financimi për xhamitë periferike: kjo është arsyeja pse Doha luan në dy ”porta”

Gazeta Si - Katari po merr një rol kyç në menaxhimin e krizës që ka shpërthyer mes Izraelit dhe Hamasit.

Në veçanti, Emirateve të Gjirit, me dy milionë banorë dhe të ardhurat e katërta më të larta për frymë në planet, i është besuar shpresa për ndërmjetësim mes dy palëve ndërluftuese dhe mundësia e çlirimit të pengjeve në Rripin e Gazës.

Brenda pak ditësh, si Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, ashtu edhe ministri i Jashtëm i Iranit vizituan Katarin.

E veçanta e Katarit është pikërisht se luan në dy tavolina të kundërta në të njëjtën kohë, një rol i paqartë që e lejon atë të paraqitet para bashkëbiseduesve, që përndryshe nuk do të flisnin me njëri-tjetrin. Kjo politikë bazohet në disa fakte konkrete, ja ku janë.

FINANCIMI PËR HAMASIN - Katari konsiderohet sponsori kryesor i Hamasit, lëvizjes që dominon Rripin e Gazës dhe përgjegjës për sulmet e 7 tetorit.

Përkundër faktit se Hamasi konsiderohet një grup terrorist jo vetëm nga shumë shtete perëndimore, Emiri Al Thani i kalon fonde Hamasit në shumën prej 30 milionë dollarësh në vit dhe u ofron mikpritje në mesin e rrokaqiejve të tij drejtuesve të lëvizjes.

Në Doha, është gjithashtu shtëpia për rrjetin televiziv Al Jazeera, zëri më i dëgjuar në botën arabe.

Kjo politikë e ka vënë Katarin në kundërshtim me shtetet e tjera arabe (duke filluar nga Arabia Saudite, Emiratet dhe Egjipti), të cilat kanë nxjerrë jashtë ligjit interpretimin e Islamit politik të mishëruar nga Hamasi dhe që në vitin 2017 kishte përfunduar në ndërprerjen e marrëdhënieve me Dohën.

BAZA USHTARAKE – Lëvizje të tilla do ta vendosin Katarin në kampin e mbështetësve të ekstremistëve palestinezë dhe armiqve të Perëndimit, por nuk është kështu.

Për vite të tëra, Emirati ka pritur bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara: një prani që daton që nga vitet e luftës kundër Irakut të Sadam Huseinit.

Në fakt, baza amerikane e Al Udeid ndodhet ende në jug-perëndim të kryeqytetit Doha, e cila pret 15,000 ushtarë dhe ku janë stacionuar rreth 100 luftëtarë, të cilët nisen për misione periodike në zonën e Gjirit Persik.

Prandaj Katari funksionon si një "aeroplanmbajtëse" për Uashingtonin në një nga zonat më të nxehta të planetit.

ZOTËT E LUKSIT - Fuqia e butë e Katarit shfaqet në Evropë në formën e investimeve miliarda dollarësh. Një fakt që i pengon qeveritë e kontinentit të vjetër të hyjnë në një kurs përplasjeje me Emirin Al Thani.

Në Britaninë e Madhe fondi sovran i Katarit kontrollon aksionet midis 20 dhe 25% të dyqaneve të Harrod, të aeroportit Heathroë të Londrës, të grupit bankar të Barclay-t.

Në Gjermani, Katari bleu 17% të Volkswagen dhe 6% të Deutsche Bank. Doha, si dhe ka një pasion të veçantë për futbollin: përveç organizimit të Kupës së Botës 2022, për vite me radhë ka investuar në klube të njohura si Barcelona dhe Paris Saint German.

PARATË NË XHAMI - I shenjtë dhe profan: nëse Katari nga njëra anë investon male dollarësh në luks, nga ana tjetër është mbështetësi kryesor i islamit të kulturuar në Evropë, i aftë të kënaqë veten me më të dobëtit.

Fondacioni i diskutueshëm i Bamirësisë së Katarit financon qendra kulturore të frymëzuara nga Kurani dhe vendet e adhurimit në të gjitha shtetet evropiane ku ka komunitete myslimane. Vetëm në Itali, 30 milionë euro kanë ardhur, të përdorura për blerje pronash apo në mbështetje të aktiviteteve fetare dhe sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë