Lajme

Loja e adoleshentëve me fotografitë, aplikacioni që po shqetëson prindërit

Një aplikacion shumë i popullarizuar kohët e fundit, i cili zgjedh rastësisht fotografitë e pjesëtarë po krijon një tjetër konflikt mes adoleshentëve dhe prindërve.
Photo Roulette, është një aplikacion që mund të shkarkohet pa pagesë, për pajisjet iOS dhe Android, i cili ka vite që është krijuar, por vetëm kohët e fundit është popullarizuar. Në tetor të këtij viti, ishte një nga aplikacionet më të shkarkuara.
Aplikacioni funksionon kështu: Njëri nga lojtarët, fton edhe 49 miq të tjerë në lojë. Duke i dhënë mundësi aplikacionit, për të përdorur albumin e fotove që kanë në telefonat e tyre, aplikacioni zgjedh rastësisht një fotografi, të cilën lojtarët duhet ta gjejnë se e kujt është. Lojtari që gjen më shumë fotografi është fituesi. Për të rriturit ky aplikacion është i rrezikshëm, por për shumë fëmijë është kjo shihet thjesht si një lojë.
Cadence Messier, një 17 vjeçare, ishte e ftuar nga miqtë e saj të luante në aplikacion.
“Isha e çuditur nga kjo lojë, kështu që kontrollova menjëherë telefonin tim nëse kisha ndonjë foto të turpshme” tha ajo.

Cadence Messier

Por kur ajo luajti në lojë, aplikacioni shfaqi numrin e saj të sigurimeve shoqërore, që ajo e kishte ruajtur me foto. Kur Cadence u tha këtë gjë prindërve të saj se çfarë ndodhi ata u shqetësuan shumë. Nëna e saj, Lori tha se këto aplikacione nuk dihet se për çfarë qëllimi janë krijuar.
“Askush nuk e di se për çfarë janë krijuar këto aplikacione dhe kush fshihet mbas tyre,” shtoi ajo.
Aplikacioni është krijuar nga tre miq në Oslo, Norvegji. Ata i janë përgjigjur me email çdo pyetje sigurie që është shkruar në adresën e tyre. Ashtu si një sërë aplikacionesh të tjera, edhe “Photo Roulete” nuk është e verifikuar nga policia apo institucionet përkatëse të saj. Kompania Apple thotë se kërkon që zhvilluesit e programit të përshkruajnë se si zgjidhen fotografitë, nga kush zgjidhen dhe nëse përdoren përsëri pasi një lojë përfundon.
Një njoftim shfaqet në ekran kur lojtarët regjistrohen, duke i paralajmëruar ata të sigurohen që në fotografitë e tyre të mos përmbajnë më informacione private, kështu lojtarët fillojnë lojën nëse pranojnë politikën e privatësisë dhe të identifikojnë moshën e tyre.
Përveç mbledhjes së emrave të përdoruesve dhe fotove, aplikacioni gjithashtu mund të mbledhë informacione për lojtarët nga të dhënat publike dhe profilet e rrjeteve sociale, pasi sipas krijuesve duhet të ndahen informacionet me lojtarët.

Pyetjet e sigurisë nga aplikacioni Photo Roulet

Christine Elgersma e cila është përgjegjëse për aplikacionet dhe rrjetet sociale, në organizatën joqeveritare “Common Sense Media” thotë se politika e intimitetit lë për të dëshiruar.
“Nëse fotografitë, emri dhe profili juaj në rrjete sociale është transparent, atëherë vështirë të themi se jeni të sigurt,” shprehet ajo.
Aplikacioni është shkarkuar vetëm këtë javë 318 herë në SHBA, sipas kompanisë së studimeve të aplikacioneve “App Annie Ltd”. Ndërsa, në rang global është shkarkuar rreth 9 milion herë vetëm këtë vit.

Emma Rommey

“Gjërat e rrezikshme pëlqehen përgjithësisht nga adoleshentët dhe kjo i shtyn ata të marrin pjesë në aplikacione të tilla, por kur rrezikohen të dhënat personale që të gjithë i kemi të shenjta dhe private, atëherë duhet të kuptojmë se çdo gjë ka një kufi.
Emma Rommey, një studente nga kolegji Spokane, në Washington, po luante në Photo Roulette me kushërinjtë dhe xhaxhin e saj, gjatë një udhëtimi dhe ndërkohë që doli një fotografi e saj ku kishte një veshje komprometuese.
“Unë kam një familje konservatore dhe xhaxhai im nuk ishte shumë i lumtur për atë që pa,”shtoi ajo.
Julie Bundy nga Orange County, Kaliforni, mësoi për këtë lojë kur vajza e saj po bisedonte me miqtë për këtë gjetje të re. Ajo i pyeti nëse do t’i pëlqente atyre nëse njerëzit talleshin me fotot që ata kishin dhe ata u shtangën sepse nuk e kishin menduar se kjo gjë mund t kishte pasoja të mëdha.
“Fëmijët mendojnë se është një lojë zbavitëse dhe nuk mendojnë për pasojat. Brezi i ri ka më shumë besim dhe gjithçka është e hapur gjatë gjithë kohës. Unë vlerësoj faktin që ata duan të jenë të hapur me njëri-tjetrin, por mendoj se duhet të jenë të vetëdijshëm për sigurinë dhe privatësinë,” tha Julie./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë