Ka ndodhur

Lleshaj: Janë ndëshkuar 2811 qytetarë, policia është e detyruar nga ligji!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njofton se që nga data 15 tetor, kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim edhe në rrugë dhe deri sot janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Ministri Lleshaj thekson se mbajtja e maskës frenon rrezikun e infektimit me Covid-19, duke shtuar se “policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë”.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19. Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë”, shkruan ministri Lleshaj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lleshajsander/posts/681907972458534

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë