Lajme

Live/ Policia rrethon Kryeministrinë, opozita ndryshon sloganin (FOTO)

Policia ka rrethuar godinën e Kryeministrisë pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, e cila ka nisur të grumbullohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

https://www.youtube.com/watch?v=27nCocG6O-4&feature=youtu.be

Teksa në kampet opozitare, PD dhe LSI janë duke u zhvilluar përgatitjet e fundit me liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, poshtë zyrës së Ramës janë mbledhur qindra mbështetës së tyre.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa policia prej disa minutash ka vendosur edhe kordonin si në çdo protestë paraardhëse.

Në terren shihen të angazhuar qindra efektivë, ndërsa nuk mungon as rrethimi me hekura i Kryeministrisë. Ndërkohë nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar kuptohet se ka ndryshuar slogani, nga “Zgjedhje të lira pa Ramën” në “Nuk ka zgjedhje pa opozitën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë