70 mijë fermerë që disponojnë një NIPT do të jenë potencial për të përfituar nga regjimi i ri për të përfituar karburantin falas për punimin e tokës. Këtë e ka deklaruar kryeministri Rama gjatë konferencës javore mbi ekonominë. Ai shpjegoi se është përcaktuar një formulë për përfitimin e karburantit falas për punimin e tokës. Nuk do të ketë nevojë për burokraci, mjafton regjistrimi on line përmes NIPTIT.
Kryeministri në të njëjtën kohë paralajmëroi se nëse nafta e tërhequr nuk do të përdoret për të punuar tokën e përcaktuar sipas formulës, fermeri që ka abuzuar do të përjashtohet për disa vite nga skema. Ministria e Bujqësisë do të monitorojë procesin përmes aparaturave enkas për këtë qëllim. Po ashtu kryeministri tha se duke nisur nga vitit 2021, karburanti për fermerët do të përjashtohet nga akciza, taksa e qarkullimit dhe ajo e karbonit.
“Faktikisht do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantin për fermerët. Llogaritet sasia e naftës që duhet për sipërfaqje dhe kulturave sipas një formule. Për atë sasi nafte llogaritet vlera fiskale e përjashtuar që do të konvertohet në sasinbë e përcaktuar në bazë të kritereve të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira është përfitues potencial i kësaj skeme duke u siguruar që të ketë NIPT-in e fermerit. Sot ne besojmë që menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar, por ka potenciale për ta zgjeruar skemën.”- u shpreh kryeministri Rama.
Kjo, vijoi kryeministri, është rruga për ta formalizuar të gjithë procesin e transaksioneve në bujqësi për të mbrojtur çdo fermerë dhe prodhimin e tyre nga ata që janë më të mëdhenj në sensin e grumbulluesëve apo të tregtarëve. Kryeministri argumentoi se këto reforma nuk mund të bëheshin më parë pasi “e gjithë lëvizja jonë drejt së ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik, mbi hapa konsekuencial që janë hedhur me radhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin, për njerëzit.”
Duke folur për sektorin e bujqësisë, kreu i qeverisë tha se qeveria e tij i ka dhënë prioritet prodhimit vendas duke ndryshuar raportin eksport-import dhe sigurisë ushqimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.