Sport

Lista e Forbes, këta janë 10 sportistët më të pasur

Sportistë dhe milionerë janë dy fjalë që në kohët e fundit nuk shikohen më aq veçmas sa ç’mund të ndodhte disa vite më parë. Kontrata faraonike, sponsorizme dhe biznese jashtë fushe kanë bërë që disa sportistë të kthehen në makineri parash dhe të arkëtojnë të ardhura jashtë çdo imagjinate.  Revista amerikane Forbes ka bërë një listë të 10 sportistëve më të pasur në botë, ku sigurisht ata që dominojnë janë futbollistët.

Në krye të listës së Forbes qëndron Lionel Mesi. Mesi fiton çdo vit 112 milionë euro. Kjo shumë formohet nga rroga që merr te Barcelona, të drejtat e imazhit në një sërë kompani dhe disa biznese private. Këto kanë bërë që argjentinasi të quhet me plot gojën një milioner.

I dytë në listë vjen rivali i Mesit në fushën e lojës, Kristiano Ronaldo. Portugezi fiton 96 milionë euro falë rrogës te Juventus, dhe reklamat e pafund ku shfaqet imazhi i tij. Podiumin e sportistëve më të pasur e plotëson braziliani, Nejmar. Edhe për 27-vjeçarin një peshë të madhe në fitimin vjetor mban rroga te PSG dhe bizneset e tij private.

Pas tre futbollistëve në tre vendet e para, sportisti i katërt më i paguar në botë është një boksier. Meksikani Kanelo Alvarez fiton 83 milionë euro çdo vit. Në vendin e pestë të kësaj liste të Forbes është një legjendë e tenisit, si Roxher Federer me 82 milionë euro. Zvicerani fiton shumë falë kontratave të majme të sponsorizimeve që ka me disa kompani në botë. Vendet gjashtë dhe shtatë në këtë listë shkojnë për dy sportist të Reebisë. Uillson dhe Roxhers janë dy lojtarët më të paguar me nga 79 dhe 78 milionë euro në vit.

Në tre vendet e fundit të kësaj liste të revistës, Forbes janë tre basketbollistë të NBA. I teti është “the king”, Lebron Xhejms me një fitim vjetor prej 78.6 milionë euro. Pas tij është Stefan Kerri me 76 milionë euro fitim në vit. Në fundin e kësaj liste të Forbes është Kevin Durant. Basketbollisti i NBA fiton çdo sezon nga 57 milionë euro.

 

Më Shumë