Futboll

Lirohet Alban Hoxha, klubi i kuq ende pa një qëndrim zyrtar

Portieri i Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha, është liruar mëngjesin e së martës nga qelia. Ai ishte arrestuar të shtunën në mbrëmje, pasi ka rezultuar se i jepte makinës në gjendje të dehur. Gjykata e Tiranës vendosi që sportisti të lërë qelinë, duke dhënë masën “detyrim paraqitje” për portierin 31-vjeçar.

Hoxha do të bashkohet me ekipin në stërvitje, por ende nuk është e qartë, nëse ai do të jetënë fushë ditën e premte, kur do të luhet derbi me Tiranën, apo jo. Klubi i kuq ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Ka zëra se mund të ketë edhe një ndëshkim nga ana e Partizanit për portierin Alban Hoxha, pasi ai ka thyer disiplinën. Por një ndëshkim disiplinor për kapitenin para një ndeshjeje shumë të rëndësishme, siç është derbi me Tiranën, do ta prishte atmosferën në klub, ndaj dhe drejtuesit e Partizanit janë në dilemë.

Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit

Në klubin e kuq ka edhe një çështje tjetër, ajo e Lorenc Trashit, një tjetër titullar me shumë përvojë, që krijoi polemikat e radhës në stadiumin e Vlorës. Hoxha dhe Trashi janë dy pjesëtarët e fundit të “gardës së vjetër” të Partizanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë