Ne rrjet

Ligji i ri, Hong Kongu jo më autonom nga Kina

Parlamenti i Kinës ka miratuar ligjn e ri të sigurisë për Hong Kongut, i cili tani ka shkaktuar zemërim të thellë në mesin e protestuesve, që thonë se mund t’i jepte fund statusit unik të Hong Kong-ut.

Ky projektligj shihet si një veprim minues i mëtejshëm i autonomisë së Hong Kong-ut, edhe pse qeveria e Pekinit kishte premtuar se do ta respektonte sipas Deklaratës së Përbashkët kinezo-britanike, një traktat ndërkombëtar sipas parimeve të OKB-së.

Mijëra protestues kanë dalë ne rrugë, shumica e të cilëve shprehen po ashtu se Kina është duke instaluar agjencitë e veta të sigurisë në rajon për herë të parë.

Përleshjet shpërthyen përsëri të mërkurën, pasi parlamenti i Hong Kongut debatoi për një ligj tjetër të propozuar, për mosrespektimin e himnit kombëtar kinez. Qindra njerëz u arrestuan.

Në reagimin e tij të parë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo se Hong Kongu "nuk është më autonom nga Kina" dhe se duke patur parasysh faktet në terren.

Propozimet legjislative të Pekinit shënojnë një ndryshim dramatik për Hong Kongun, i cili prej kohësh gëzonte liri më të mëdha politike nën një qeveri gjysmë-autonome, të zgjedhur që shihej dikur si një model për Kinën kontinentale.

"Ndërsa Shtetet e Bashkuara dikur shpresonin se Hong Kongu i lirë dhe i begatë do të ishte një model për Kinën autoritare, tani është e qartë se Kina po modelon Hong Kongun sipas vetes së saj," tha sekretari Pompeo.

Tensionet politike janë përshkallëzuar më tej në Hong Kong javët e fundit pasi autoritetet e zbatimit të ligjit arrestuan 15 aktivistë pro-demokracisë në prill, përfshirë themeluesin e Partisë Demokratike të Hong Kongut Martin Lee, një veprim që u dënua nga SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë