Ne rrjet

Lidhja jashtëmartesore dhe fëmija sekret në SHBA, pse u zhduk ministri i Jashtëm kinez

Qin Gang nuk është parë në publik që nga fundi i qershorit. Tani,  gazeta "Wall Street Journal" konfirmon se ai u përjashtua për një lidhje sekrete dashurie që ka vënë vënë në dyshim besueshmërinë e tij ndaj partisë

Gazeta Si - Zbulime të reja mbi fatin e ish-ministrit të Jashtëm kinez, Qin Gang, i emëruar në janar 2023 dhe i zhdukur nga skena publike më 25 qershor dhe pas një muaji mungesë pa shpjegim, u shkarkua nga detyra me një deklaratë shumë të shkurtër më 25 korrik.

Tani, gazeta "Wall Street Journal” po rilançon versionin, sipas të cilit diplomati kinez u ndëshkua për një lidhje jashtëmartesore kur ishte ambasador në Uashington, midis verës 2021 dhe dimrit 2022.

Thashethemet nuk janë të reja, ato qarkulluan me shumë detaje të ndryshme në rrjetet sociale kineze në korrik, por burimet e reja të gazetës amerikane, janë zyrtarë të qeverisë së Pekinit.

LEXO EDHE:
- Ministri i Jashtëm i Kinës prej javësh i zhdukur, thashetheme për lidhje me prezantuesen
- Kina ‘siluron’ Qin Gang, ministri i Jashtëm i zhdukur prej 30 ditësh. Por mbetet mister ku ndodhet?

Gazetarja që i ka mbledhur, është Lingling Wei, lindur në Kinë, krye-korrespondente e gazetës amerikane dhe me shumë njohuri për "lojërat politike" kineze.

Prandaj, zyrtarë të lartë në Pekin u konfirmuan në një konferencë për çështjen e nxehtë se, Qin Gang, 57 vjeç, ishte nën hetim nga Komisioni Disiplinor i Partisë për "çështje që lidhen me stilin e tij të jetesës". Një formulë e përdorur në Pekin për të përcaktuar skandalet seksuale.

Konkretisht, Qin Gang, i cili është i martuar, ka pasur një "aferë sentimentale" kur ishte në Uashington dhe kishte një fëmijë nga lidhja klandestine.

Në korrik, mediat sociale kineze kishin identifikuar gjithashtu gruan në skandal: një gazetare kineze e dërguar nga një stacion televiziv i Hong Kongut për të intervistuar ministrin. Mes tyre kishte lindur një dashuri. Emri i zonjës në fjalë nuk është konfirmuar për “Wall Street Journal”.

Sigurisht, nuk do të kishte shumë skandal, nëse edhe një ministër 57-vjeçar, rinor dhe dinamik i Republikës, do të kishte një lidhje jashtë martese. Për më tepër, në Kinë ekziston një literaturë e tërë për çështjet jashtëmartesore të burrave në pushtet.

Por dihet që Partia Komuniste mund të jetë moraliste dhe fanatike kur të dojë: zakonisht marrëdhëniet klandestine romantike të drejtuesve nxirren gjatë hetimeve për korrupsion.

Arsyetimi është se një zyrtar i lartë, me rrogën e shtetit, në teori nuk do të kishte mundësinë e mbajtjes së një të dashure përveç familjes së ligjshme.

Nëse e bën këtë, ai është dukshëm duke vjedhur paratë publike. Çështja Qin Gang ka të bëjë me "sigurinë kombëtare të rrezikuar", - shkruan gazeta.

Djali (ose vajza) e lidhjes jashtëmartesore, ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe disa në Pekin filluan të dyshonin se Shkëlqesia e Tij, Qin, nuk do të ishte më në gjendje të përfaqësonte interesat e Republikës Popullore ndaj superfuqisë rivale me zell nacionalist, duke u bërë baba i një fëmije amerikan.

Një mundësi tjetër është se shërbimet sekrete amerikane mund të kenë përgjuar situatën delikate të ambasadorit të atëhershëm kinez në SHBA me qëllimin për ta përfituar (që do të thotë: shantazh).

Por asgjë nuk është e sigurt. Gazetares Lingling Wei, iu tha se Qin Gang "po bashkëpunon me hetimin". Fakti është se Gang sapo ishte graduar ministër dhe këshilltar shtetëror, por papritur ai u zhduk.

Ashtu si ministri i Mbrojtjes, Li Shangfu, i cili është zhdukur që nga fundi i gushtit, jozyrtarisht për shkak të “problemeve shëndetësore”. Midis çështjeve të zemrës dhe sëmundjeve, qeveria e Xi Jinping po humbet “pjesë të mëdha” rrugës.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë