Ne rrjet

“Liderët e vegjël” sulmojnë gazetarët

liriamediaGazetaSi

Krerët e shteteve dhe udhëheqësit që përçmojnë, sulmojnë dhe kërcënojnë publikisht gazetarët, janë duke shkelur parimin e lirisë së shtypit, thotë organizata e njohur e lirisë së medias, Reporterët pa Kufij.

Avokatët e lirisë së shtypit kanë u janë kundërvënë të gjithë “liderët e vëgjël” të cilët sulmojnë publikisht gazetarët dhe mediat, duke ngritur shqetësimin se gazetarët e trajtuar në mënyrë përbuzëse, fyese ose raciste janë vënë nën "presion vetëm se kanë bërë punën e tyre".

Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve Pa Kufij, Christophe Deloire, thotë se pragu kalohet kur një lider shtetëror sulmon verbalisht mediat dhe gazetarët.

"Si mund të punojnë gazetarët normalisht nëse shteti që supozohet të garantojë sigurinë e tyre drejtohet nga një person i cili i trajton me përçmim dhe i kërcënon, duke i hapur rrugën abuzimeve ndaj mediave?", pyet ai.

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha, kërcënoi të ekzekutonte gazetarët. Gazeta Si, 2019

Një studim global i Reporterëve pa Kufij ka arritur në përfundimin sulmet ndaj gazetarëve tregojnë se disa liderë politikë nuk tolerojnë as debatet dhe as mendimet ndryshe. Disa liderë e cilësojnë ngritjen e dyshimeve nga gazetarë si ndërhyrje e huaj sepse nuk u pëlqen që gazetarët t'i vënë para përgjegjësisë.

Pastaj ka edhe nga ata liderë që nuk duhet të thonë asgjë, sepse ata tashmë kanë instaluar sisteme jo demokratike dhe censurë totale.

Amerika Latine

Nga aludimet e mbuluara deri tek hapja e kërcënimeve me vdekje, thotë sondazhi, stili ndryshon nga një vend në tjetrin, por qëllimi mbetet i njëjtë - të mbledhë informacione.

Shumë presidentë të Amerikës Latine nuk hezitojnë të mashtrojnë mediat dhe të sulmojnë gazetarët. Disa nxisin urrejtje dhe madje dhunë.

Në vend që t'u përgjigjen akuzave të mediave, disa presidentë preferojnë të akuzojnë gazetarët për njëanshmëri ose për komplot kundër qeverisë. Kritikë ndaj politikave të qeverisë cilësohet nga këta liderë si një sulm ndaj vendit.

Sipas parimeve të lirisë së shprehjes, presidentët duhet të garantojnë sigurinë e bashkëqytetarëve të tyre. Por sulmet verbale nga mediave nga presidentë të tillë si Nicolás Maduro nxisin një klimë të rrezikshme të censurës dhe dhune ndaj gazetarëve.

Bashkimi Europian dhe Ballkani

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska është në nga liderët që reagon më me armiqësi ndaj pyetjeve të vështira të gazetarëve, veçanërisht nëse ato janë femra.

Milorad Dodik. Gazeta Si, 2019

Ai urdhëroi të gjitha departamentet qeveritare të mos blinin gazetën e pavarur ditore “Oslobodenje” pasi një nga reporterët e saj, një grua, e pyeti Dodik për një të afërm të tij, i cili ishte në arrati, për t’i shpëtuar burgur.

Kur një gazetare i bëri një tjetër pyetje të vështire, ai u përgjigj: "Ju punoni për 60 minuta? Është një program vërtet i urryer, Shoh që të paktën jeni e pranueshme, por nuk je aspak e bukur".

Po ashtu edhe në Europë, gjithnjë e më shumë politikanë po mbajnë një qëndrim agresivë ndaj gazetarëve. Vitin e kaluar, zëvendëskryeministri i Hungarisë, Zsolt Semjén, i përshkroi gazetarët investigativë si "tradhtarë" dhe tha se ata po punonin për "fuqitë të huaja".

Europa Lindore dhe Azia Qendrore

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i cilëson mediat dhe gazetarët e pavarur si "spiunë të huaj" ose "terroristë". Këto sulme verbale ishin simptomat e para të prirjeve të tij autoritare.

Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, përdor kërcënimet ndaj medieve për të ndihmuar në mbajtjen e sundimit arbitrar dhe frikës që mbizotëron në republikën e tij. Ai i poston këto si sulme si prova lavdie edhe në Instagram.

"Despotët e përjetshme" të Azisë Qendror, liderët e Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Kazakistanit e kanë shtypur aq shumë demokracinë sa në vendet e tyre nuk kanë mbetur asnjë gazetar kritik.

Në Francë, drejtuesit e Frontit Kombëtar fyenjnë dhe frikësojnë gazetarët, duke i trajtuar ata si armiq.

Afrika

Presidentët e Afrikës flasin shpesh për lirinë e mediave dhe demokracinë, por ata i trajtojnë gazetarët si spiunë, terroristë ose tradhtarë.

Reporterët u nënshtrohen kërcënimeve dhe sulmeve fizike (që rrallë ndëshkohen) dhe seancave gjyqësore të dizajnuara për t'i dekurajuar ata të raportojnë investigime serioze.
Në vitin 2011, presidenti i Gambias, Yayah Jammeh, tha se: "Gazetarët janë më pak se 1% e popullsisë, dhe nëse prisni që unë të lejoj që më pak se 1% të popullatës të shkatërrojë 99% të popullsisë, jeni në vendin e gabuar".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë