Lajme

Librazhd, njerëz të maskuar dhunojnë gruan shtatzënë në sy të fëmijëve

Një grua shtatzënë është dhunuar në banesë në sy të dy fëmijëve të tjerë të saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Marinaj të Librazhdit.

Mësohet se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.

Gruaja shtatzënë, Jetmira Gega, ka qenë vetëm me dy fëmijët e saj, kur persona të maskuar i kanë hyrë në banesë. Mësohet se atë e kanë dhunuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët.

Gega në gjendje të rënduar psikologjike menjëherë ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë