Politike

Lëvizja e Topallit, Basha: Kush ndihmon Ramën, do e marrë përgjigjen…

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e përditshme për shtyp pati një pyetje direkte mbi Jozefina Topallin e cila është shprehur se do të mbështesë një lëvizje të re politike.

Në një përgjigje disa minutashe, Basha u përpoq të shpjegojë se nuk paragjykon askënd në parim, që ka si qëllim largimin e Edi Ramës.

Por, Basha me tej kishte një përgjigje më shteruese

“Kush ndihmon për largimin Edi Ramës është i mirëseardhur, kush përpiqet me apo pa maskë të zgjasë qoftë edhe një orë largimin e Edi Ramës atë pastaj qytetarët e kuptojnë farë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë dhe do të vazhdojnë tua japin...”, tha Basha.

Gjatë konferencës për shtyp ku foli për masat që qeveria duhet të marrë në kuadër të pandemisë, Basha u pyet edhe  për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda PD, dhe debatin që shoqëroi një vendim i Komisionit të Vlerësimit mbi disa figura partiake.

Basha tha se vendimi për listën përfundimtare të deputetëve merret vetëm nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar, pas anëtarësisë

“Raporti i Komisionit do të shqyrtohet nga organet vendimmarrëse që janë kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Unë dua të falënderoj anëtarët e komisionit, për përkushtimin dhe punën voluminoze që kanë bërë.

Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse, kryesia dhe Këshilli Kombëtar bazuar në këto vendime dhe propozime pasi të shqyrtojnë raportin e Komisionit do të marrin vendimet përfundimtare siç e ka statuti”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë