Biznes

Levi’s xhins rrit të ardhurat nga Lazeri

Iu ka ndodhur që të keni derdhur açe në xhinse për të patur një palë të tilla të veçanta dhe të dukeshit ndryshe? Apo i keni pikturuar a qëndisur ndonjëherë xhinset tuaja? Tanimë nuk do të keni nevojë të përdorni kimikate të dëmshme për organizim e as të humbisni kohë.

Brandi më i vjetër i xhinseve në botë po përdor një teknologji të re që mund të ketë implikime afatgjata për biznesin.

E strukur brenda një parkingu në mjediste e trashëguara të Departamentit të Arteve, të mbushura me depo dhe magazina, qëndron mbi muret prej alumini të bardhë, logoja klasike e bërë me dorë e Levi-it. Brenda një prej këtyre ndërtesave të improvizuara qëndron një makinë magjike, ku mysafirët janë të ftuar për të krijuar xhinset perfekte iluzioniste.

Levi’s xhins

Një palë xhinse klasike 501s, i nënshtrohen një zhveshjeje të ngjyrës blu të mesme që shkëlqen, duke mbërritur në një sipërfaqe gri të sheshtë. I gjithë procesi ndodh përmes një lazeri, i cili në mënyrë delikate e largon pambukun nga pjesa e përparme e xhinsit, duke të krijuar idenë se është fërkuar me rërë dhe larë me gurë e mirë, në fund të duken si të përdorura. Një shumësi tym pluhuri blu – fibra – gjithandej, duke krijuar shkëndija të vogla trëndafili ku rrezja takon pëlhurën.

Kjo është teknologjia F.L.X. e Levi’s – një proces me fuqi lazer që u lejon konsumatorëve të personalizojnë xhinset e tyre. Shërbimi më i ri i industries emblematike gjithnjë në ndryshim të xhinsit, i drejtuar nga inovacioni dhe një përqendrim më i madh në qëndrueshmëri ndikon edhe më shumë në rritjen e kërkesave. Duke i dhënë konsumatorëve mundësinë për të hartuar pikërisht atë që ata duan, lazeri mund të përdoret për të krijuar mijëra forma. Për më tepër, hapat e procedurave miqësore me mjedisin janë në përputhje me preferencën në rritje të industrisë për praktikat e qëndrueshme, të tilla si përdorimi i ujit të ricikluar dhe pëlhurave të ricikluara.

Sipas grupit NPD, shitja e xhinseve në SHBA për 2016-ën u rrit me 4 për qind dhe parashikohej të mbështeste atë rritjen e vitit të mëparshëm. Kompania Levi ka njoftuar në korrik se të ardhurat e tre mujorit të dytë të 2018-ës janë rritur më shumë se 17 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa fitimet para interesit dhe taksave  u rritën me15 për qind.

Xhinset e shitura globalisht arritën më shumë se 40 miliard në 2016, sipas P & S Market Research, dhe deri në vitin 2023, tregu i xhinseve pritet të kalojë 87 miliardë dollarë.

Tradicionalisht, punëtorët përdorin kimikate dhe objekte lëmuese për të krijuar zbehjen tek xhinset. Është një proces që mund të zgjasë mbi 20 hapa të mëvetësishme dhe mund të përfshijë sasi të mëdha uji dhe mbi 1000 lloje kimikatesh, tha Bart Sights, nënkryetar i inovacionit teknik në Levi’s Eureka Innovation Lab. Personalizimi për çdo klient  është i vështirë, gati i pamundur sepse procesi i punës është shumë intensiv.

Në studiot e personalizimit të Los Anxhelosit, e cila u hap më 8 gusht dhe do të qëndrojë e tillë për 10 javë, konsumatorët mund të zgjedhin modelet e tyre të xhinseve; të grisura, me hije, etj. në një iPad dhe ti personalizojnë. Përzgjedhjet unike krijohen më pas në një xham të bardhë me lazer infra të kuq drejtuar në studio nga një zejtar digjital. Procesi i lazerit zgjat më pak se tre minuta, dhe pas një larjeje të fundit rreth një orë, xhinset janë gati për tu veshur. Sipas Sights, kompania ka rreth dy vjetë që e teston këtë teknologji.

Lazeri e shkurton shumë punën manuale dhe pothuajse të gjitha kimikatet (edhe pse disa prej tyre përdoren ende, kryesisht në procesin e larjes), tha Sights. Teknologjia gjithashtu ka potenciale të mëdha për të kursyer kostot. Levi aktualisht ofron 2,000 variante xhinsesh çdo vit, ose 1,000 çdo sezon. Nëse kompania mund të prodhonte produkte sipas kërkesës në F.L.X., ajo mund të zvogëlojë produktet që duhet të mbajnë në çdo pikë të caktuar, duke reduktuar në mënyrë drastike rrezikun e inventarit.

Teknologjia F.L.X. në masë nëpër dyqanet e Levi’s do të shtyhet për në pranverën 2019 dhe do të përmbushuë kërkesat për tre qendra shpërndarëse në të gjithë SHBA-të, Europë dhe Azi.

Teknologjia F.L.X nuk është përpjekja e parë e Levi-t në përshtatje. Në vitet 1970, marka nisi të konkuronte me personalizimin. Në vitin 2012, Levi’s lançsoi studiot e saj Lot 1, të cilat shesin xhinsa të bëra me porosi në Nju Jork, Londër dhe San Francisko. Levi’s ka nisur gjithashtu në dhjetëra dyqane të shitjeve me pakicë t’u mundësojnë klientëve të shtojnë copa, qëndisje, etj për të prodhuar xhinset e tyre sipas dëshirës.

Teknologjia Lazer nuk është e re për Levi’s ose për industrinë si një e tërë. Ajo u shfaq në vitet 1980 për të prodhuar modele dekorative dhe logot, tha Fabio Adami Dalla Val, menaxher i ngjarjeve në Denim Première Vision, një kompani që organizon ngjarje dhe festa për industrinë e modës dhe tekstilit.

Kohët e fundit, prodhuesit e xhinseve janë përballur me presionin në rritje për të zvogëluar dëmet e tyre mjedisore, pasi më shumë marka dhe konsumatorë kërkojnë një modë të qëndrueshme. Jeans kërkojnë sasi të mëdha uji për tu prodhuar; janë të nevojshme deri në 1.800 fuçi uji për të rritur dhe korrur pambuk për një palë xhinse të vetme – me fabrika që kërkojnë ujë për faza të ndryshme të larjes dhe ngjyrosjes.

Markat si Levi dhe G-Star Raë kanë bërë përparime në reduktimin e përdorimit pa kriter të ujit me gati 100 për qind. Everlane ka hulumtuar prodhimin e xhinseve për vite përpara se të lançojë koleksionin e xhinseve të saj në vjeshtë 2017, pasi ka gjetur një fabrikë xhinsesh në Vietnam që riciklon 98 përqind të ujit të saj.

“Industria e xhinsit ishte një nga lëvizëset e para në të cilën ne kemi parë inovacione dhe makina të reja që mund të reduktojnë burimet”, tha Eva Kruse, shefe ekzekutive dhe presidente e Agjendës Globale të Modës.

Teknologjia me laser pakëson ekspozimin e punonjësve ndaj kimikateve potencialisht të rrezikshme, por vjen me pengesa, duke përfshirë rritjen e përdorimit të energjisë elektrike, tha Adami Dalla Val.

Një proces vërtet i qëndrueshëm nuk ka të bëjë asnjëherë me një hap të vetëm, por me të gjithë procesin e prodhimit, tha ai. Për shembull, prodhuesit e xhinseve në Itali duhet të riciklojnë ujin dhe ta pastrojnë atë, që të jetë i pijshëm. Xhinset e prodhuara në Afrikën Sub-Sahariane nuk përballen me të njëjtat kërkesa, edhe pse sforcimi në furnizimin me ujë mund të jetë më e madhe.

“[Lasers] janë të mirë për çështjet etike, por nuk po reduktojnë me të vërtetë ndikimet në mjedis,” tha ai. Megjithatë, në fund të fundit, , veçoria e re e Levi’s është një gjetje për të zvogëluar mbetjet dhe inventarin.

*Burimi: businessoffashion.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë