Futboll

Leverkusen thyen rekordin e ‘pathyeshmërisë’ pas 59 vitesh, 49 ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen vulosi rekordin më të gjatë të pamposhtur në histori, pasi barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Romës. Djemtë e Xabi Alonso ishin gati të shkruanin humbjen e parë në gjysmëfinalen e tyre të Ligës së Evropës kundër Romës, por goli i barazimit erdhi si gjithmonë në shtesë, në minutën e 96-të për të marrë një rezultat 2-2 dhe një fitore të përgjithshme 4-2.

Nga 49 ndeshjet e tyre të pamposhtura në të gjitha garat ku luan, Leverkusen kishte fituar 40 prej tyre. Ata tejkaluan serinë e pamposhtur prej 48 ndeshjesh që mbahej deri më tani nga Benfica që udhëhiqej në atë kohë nga i madhi i futbollit portugez Eusebio, një rekord i vendosur në periudhën midis dhjetorit 1963 dhe shkurtit 1965.

Arritja e gjigantëve portugez kishte qëndruar e vetme si ecuria më e gjatë e pamposhtur që nga ardhja e garave evropiane, sipas UEFA-s, derisa Leverkusen e barazoi atë me një fitore 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt fundjavën e kaluar.

Skuadra e Alonsos tashmë i kishte dhënë fund dominimit të Bayern Munich në Bundesligë, ndërsa fitorja e tyre totale kundër Romës i ka bërë ata të arrijnë në finalen e tyre të parë evropiane në më shumë se dy dekada.

Alonso tha para përballjes me Romën: “Ne duam të qëndrojmë të pamposhtur dhe e dimë se çdo javë bëhet më e vështirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë