Futboll

Bayer Leverkusen- Atalanta do të jetë finalja e madhe e Europa League

Bayer Leverkusen- Atalanta do të jetë finalja e Europa League pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale. Takimi i parë në Romë mes verdhekuqëve dhe Leverkusenit u mbyll me fitoren e skuadrës së Xabi Alonsos me shifrat 0-2 duke sjellë një lloj sigurie për këtë ndeshje kthimi.

Ndërkohë në 45 minutat e para ka qenë skuadra gjermane ajo e cila ka zhvilluar pjesën më të madhe të këtyre minutave në gjysmëfushën e Italianëve, por janë verdhekuqt e De Rosit që zhbllokojnë takimin.

Në minutën e 43-të Paredes shndërron në gol një penallti duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Pjesa e dytë nis sërish me vrullin e vendasve, por Roma ka më shumë besim dhe merr më tepër përsipër për t’i ndëshkuar gjermanët. Dhe ndodh e njëjta histori, një prekje me dorë pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në minutën e 64 dhe më pas penalltia e dytë e shndërruar në gol nga Paredes.

Ndërkohë që po vetë Roma prish vetë gjithçka, Mancini sapo merr shiritin e kapitenit, shënon një autogol në minutën e 82-të, duke rikthyer avantazhin e Leverkusenit në garën drejt finales pasi rezultati i përgjithshëm shkon në 3-2, por gjermanët kanë edhe një rekord për të thyer dhe ja dalin me të njëjtën formë, një tjetër gol në minutën e 96-të për të çuar në 49 rekordin e ndeshjeve pa humbje me golin e Stanisiç dhe eliminojnë kështu Italianët me rezultatin përfundimtarë 4-2.

Atalanta eliminoi Olimpikun e Marsejës pasi e mundi në shtëpi në këtë ndeshje kthimi me shifrat 3-0,  ndërkohë që takimi i parë mes tyre në “Velodrom” një javë më parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Skuadra e Gasperinit zhbllokon në pjesën e parë me Lookman ndërkohë që në të dytën sërish ai jep asistin këtë herë për Ruggerin që vulos avancimin në finale me dyfishim e avantazhit.

Në mbyllje, pikërisht në shtesë u shënua edhe goli i tretë nga Ture që shërbeu thjeshtë për statistikë, duke kaluar kështu bergamaskët në finalen e Europa League ku do të luajë me Bayer Leverkusenin më 22 maj në Dublin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë