Politike

Letra, Meta-Celibashit: Dua përgjigje brenda tre ditëve se cilat bashki janë pa kryetar

Duke e konsideruar vendimin e Kushtetueses një proces pa zgjidhje për zgjedhjet vendore të 2019-ës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta njoftoi zyrtarisht se ka filluar procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Meta tha se këtë kompetence nuk mund t’ia linte pasardhësit të tij pasi fillon përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme vendore vitin tjetër.

Për këtë arsye, ai i ka dërguar një letër kryekomisionerit të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.        

“Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022 ku kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme është shkaku ligjor dhe ku është  e domosdoshme organizmi i zgjedhjeve të pjesshme”, tha Meta.

Referuar letrës, sipas të gjitha gjasave, Meta do të dekretoje zgjedhjet javës që vjen, sa kohe që i ka kërkuar Celibashit që të ktheje përgjigje brenda tre ditëve nga koha e protokollimit të letrës që mban datën e 14 janarit.   

“..Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t'i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GJK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t'iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate...", tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë