Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave ka pezulluar për shpërdorim detyre dhjetë punonjës të policisë në Elbasan dhe në Librazhd.
Sipas policisë, 10 efektivët e pezulluar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në këto dy qytete.
Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konkretisht për:
K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;
K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;
Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;
Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;
N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;
N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;
N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;
Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;
Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;
Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.