Ne rrjet

Legjendat e basketbollit amerikan: Racizmi është institucional

Edhe Michael Jordan, legjenda e NBA dhe sportit amerikan, ka reaguar pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis. "Ndihem shumë i trishtuar, por edhe shumë i zemëruar dhe i mbështes ata që protestojnë kundër racizmit të pakuptimtë që ekziston në vendin tonë kundër njerëzve me ngjyrë – shkruan MJ në profilin e tij në Twitter -. Por tani është e tepërt ".

https://twitter.com/Jumpman23/status/1267195991964282881

Sportistëve të shumta që kanë protestuar kundër racizmit, i bashkohet edhe legjenda e basketbollit botëror. "Zërat tanë, të gjithë së bashku, duhet të bëjnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet - vazhdon fenomeni i ish-Chicago Bulls - ose duhet të përdorim votën tonë për të sjellë ndryshimin. Secili prej nesh duhet të jetë pjesë e zgjidhjes". Para tij, një tjetër kampion i NBA, kishte marrë një pozicion shumë të ashpër:  Kareem Abdul Jabbar , kolumnist për LA Times. kishte argumentuar se në shoqërinë amerikane "racizmi është institucional" dhe është "një virus më vdekjeprurës sesa Covid-19".

Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të disa ditë radhazi, pas vrasjes së një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis, e cila duket se ka ngritur SHBA në këmbë. Qindra persona manifestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë