Futboll

Lazio dhe Chelsea vijojnë marshimin në Europa League, Milan ngec sërish

Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të fazës në grupe të Europa League. Të ndara në dy grupe, një pjesë pasdite duke filluar nga ora 18:55 dhe të tjerat në mbrëmje ora 21:00 edhe ndeshjet e kësaj mbrëmje nuk i kanë evituar surprizat. Milan është ndalur sërish në barazim 1-1 në fushën e Real Betis, me spanjollët që vijojnë të mbajnë kryesimin e grupit. Edhe Arsenal është ndalur në barazim me Sporting, ndërsa Lacio ka triumfuar me Marsejën dhe është shumë pranë kualifikimit për më tej.

Në ndeshjet e pasdites ka pasur më shumë gola dhe pjesa më e madhe e ndeshjeve kanë qenë me lojë të hapur. Ndër ndeshjet e këtij orari mund të veçojmë sfidën mes Lacios dhe Marsejës, ku italianët sërish kanë dalë triumfues. Në këtë grup është mbyllur çështja e kualifikimit, pasi Eintrakt Frankfurt ka fituar sërish dhe është me pikë të plota, ndërsa Lacio ka 9 pikë, 8 më shumë se Marseja e vendit të tretë.

Edhe sfida mes Aksihar dhe Sevlija ka dhuruar shumë gola, por në fund spanjollët kanë dalë triumfues në shifrat 2-3 dhe hedhin një hap të sigurt drejt kalimin në raundin me eliminim direkt. Çelsi ka fituar shumë lehtë me Bate dhe pret biletën për në fazën tjetër me pikë të plota. Dueli mes Beshiktash dhe Genk është mbyllur në barazim dhe në këtë grup vijon të jetë çdo gjë e hapur për sa i përket ekipeve që do të avancojnë për më tej. Reinxhers i Eros Grezdës është mundur 4-3 nga Spartaku u Moskës, me sulmuesin shqiptar që u fut në lojë nga stoli.

Tabela e rezultatevepër ndeshjet e luajtura në orën 18:55

Ndërsa në ndeshjet e mbrëmjes pati më pak gola, por edhe surprizat ishin më të mëdha. Milan është ndalur sërish nga spanjollët e Real Betis. Pas humbjes në San Siro kuqezinjtë e Gatuzos nuk janë hakmarrë dot, duke barazuar. Tashmë në këtë grup situata bëhet shumë interesante, pasi Betis ka 8 pikë dhe Milan me Olimpiakos ndjekin me nga 7 pikë, pas fitores që ekipi grek mori me modestët e Dulanzh.

Edhe Arsenali ka befasuar këtë mbrëmje. Topçinjtë janë ndalur nga Sporting në shifrat 0-0 edhe pse ky rezultat nuk rrezikon asgjë sa i përket çështjes së kalimit të grupit. Levrekusen ka fituar edhe me Zyrih 1-0 dhe tashmë ka prerë biletën për në fazën play-off. Ndërkohë Karabak i Ansi Agollit ka fituar në transfertën e vështirë të Vorskla Portava.

Tabela e rezultatevepër ndeshjet e luajtura në orën 21:00


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë