Keshilla

Largoni këto ushqime nga tryeza gjatë verës

Është shumë e rëndësishme që gjatë sezonit të verës të shmangni konsumimin e disa ushqimeve, të cilat jo vetëm ndikojnë keq në organizmin tonë, por edhe mund të bëhen shkaktarë për infeksione.

Duhet të dini që gjatë verës nuk duhet të konsumoni ushqimet pikante. Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit duke qenë se rritet norma e metabolizmit. Gjithashtu vera nuk është koha m e mirë për të konsumuar mish, peshk apo të gjitha llojet e ushqimeve të detit. Nëse konsumoni shumë mish do të djersisni m shumë dhe do të keni probleme me tretjen.

Fast-food - Mishi i pagatuar mirë mund t'ju vërë në rrezik jetën, për shkak të baktereve. Mishi i grirë është veçanërisht më i rrezikshmi.

Të skuqurat - Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por, duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese.

Pijet me gaz e sheqer - Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëltuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.

Mishi i kuq - Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. P.sh një “cheeseburger” përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë