Futboll

Largimi nga Juventus, Marota mendon për një të ardhme zikaltër

7 tituj të Serie A rresht dhe dy finale Champions League janë arritje të mëdha për ta konsideruar “Erën Marota” në krye të Juventus, si shumë të suksesshme. Por me gjithë këto suksese të mëdha, drejtuesi bardhezi është gati të largohet nga klubi torinez. Lajmi konfirmohet nga disa medie te ndryshme italiane, që e bëjnë të sigurt ikjen e Beppe Marota nga Juventus.

Arsyet janë të paqarta, por te “Zonja e Vjetër” janë duke u bërë gati për një revolucion që do e çojë klubin në një tjetër nivel. Pas dominimit në dekadën e fundit në Itali, Juventus tashmë kërkon që të ketë të njëjtin sukses edhe në arenën europiane dhe për ta bërë këtë gjë duhet një menaxhim i ri.

Sipas disa gazetave italiane, Marota do të largohet nga Juventus pas mbledhjes së bordit të drejtuesve. Në këtë mbledhje gjithashtu pritet të vendoset që të rriten akoma dhe më shumë kompetencat e presidentit Andrea Angeli. Presidenti bardhezi kërkon të imitojë modelin Perez në Torino dhe Marota është njeriu i parë që preket nga ky revolucion.

Hakmarrja zikaltër e Beppe Marota

Drejtuesi i lartë i Juventues është cilësuar si aktori kryesor në ringritjen e klubit që preku fundin në vitin 2006, kur ra në Serie B. Por ky largim në këtë moment, duket një sjellje jo shumë mirënjohëse ndaj njërit që ka sjellë një erë të re në klubin torinez. Për këtë arsye Marota nuk besohet të qëndroje duarkryq, por është duke menduar për një mënyrë hakmarrje. Mënyra më e mirë ashte që të fitojë kundër skuadrës së tij. Dhe ku ka fitore më të dhimbshme për tifozët e Juventus, se sa një gjë të tillë ta bëjë me Inter.

Sipas disa portaleve sportive italiane, Marota po e mendon seriozisht kalimin te Inter, pas zyrtarizmit të largimit të tij nga Juventus. Klubi milanez është në lartësinë e duhur për Marota dhe me rezultatet e fundit është gati për të rivalizuar torinezët. Këtë ide që Marota mund të kalojë te Inter e përforcon akoma dhe më shumë fakti që ai ka refuzuar të kandidojë për të marrë drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë