Portofol

Lamturmirë pergamenë, ja se si blockchain po revolucionarizon shkollën dhe universitetin

Blockchain edhe në shkollë e universitet. Falë tij mund të lindë arkivi më i madh shkollor i historisë së njerëzimit

Blockchain dhe universitetet në Siri

Shtatë vjetë luftë civile dhe 350 mijë viktima.

Drama siriane është në sytë e gjithë botës e nën hundën e të gjithëve. Por përpos dhimbjes së të zhdukurve dhe të vrarëve, kjo luftë e gjatë ka lënë edhe shumë pasoja sociale. Çfarë i ka ndodhur sistemit universitar? Pas shkatërrimit të rakivave, të regjistruarit në universitet mes 18 e 24 vjeç kanë rënë nga 20% në 5%. Munesa e infrastrukturës informatike moderrne, ka ndikuar në në paqartësinë nëse do të mundin ta marrin diplomën ose jo. Por çfarë do të kishte ndihmuar sirianët? Në një farë mase blockchain. Janë të bindur krijuesit e SocratesCoin, të cilët kanë përpiluar një listë të aplikacioneve të mundshme të blockchain e në sektorin e arsimit. Ja se si blockchain mund të ketë një impakt në shkollë dhe univesritet.

Çfarë është blockchain

Sistemi i “sajuar” i kriptovalutave si bitcoin bazohet në blockchain. “Zinxhiri i blloqeve” nuk është gjë tjetër veçse një regjistër digjital, në të cilin operacionet si akti i shitblerjes së një shtëpie, apo transaksionet në monedha virtuale, ata kalojnë në filtrin e shumë operatorëve që garantojnë autenticitetin e tyre. Persona fizikë që shfrytëzojnë fuqinë e llogarive të super-kompjuterave, regjistrojnë transaksionet e vetme (block) në regjistrin virtual që i ruan (chain), duke marrë në këmbim  korespondentin në monedhë virtuale. Shpërblimi në kriptovalutë përfundon në një portofol digjital personal, me të cilin mund të bëni blerje edhe në dyqanet fizike që gjenden në shumë qytete europiane edhe në botë. Madje ATM të këmbimit valutor të kriptomonedhave mund të gjeni edhe në Prishtinë. Për më tepër fushat e aplikimit të blockchain janë të ndryshme.

Blockchain në universitet, kontratë-smart në vend të pergamenës

Të aplikosh blockchain në sistemin arsimor do të thotë mbi të gjitha ti besosh sistemit rrugën e regjistrimit të informacioneve në arkivën e përbashkët. Të kesh regjistruar provimet universitare të mbështetur në një sistem të përbashkët me mijëra përdorues, do të siguronte ndjekjen dhe ruajtjen e informacionit, duke bërë të mundur dhënien e diplomave në Siri. Është një zgjidhje e gjetur nga Instituti i studimeve për Blockchain e Universitetit Indiana, në SHBA. Për studentët e regjistruar në kurset e Mooc, të mbajtura nga docentët e institutit, u jepet një dokument digjital smart-contract i regjistruar në blockchain, që shënon frekuentimin dhe marrjen e diplomës. Por në vendet si Shqipëria, Italia, etj ku vlera ligjore për kualifikimin u takon institucioneve arsimore përmes diplomave të shkruara, firmosura e të vulosura nga titullarët, mund të jetë më komplekse situata.

Blockchain në universitet, ether dhe bitcoin për docentët

Instituti i Teknologjisë së Massachusetts i themeluar në Boston, në SHBA, ka vënë në dispozicion në rrjet të gjitha kurset e mbajtura në auditoret universitare që prej 2008-ës. Bëhet fjalë për projektin OpenCourseËare, përmes të cilit mund të ndiqen kurse diplomimi përveç të tjerash në inxhinieri, biologji, kimi, matematikë, ekonomi, fizikë dhe astronomi. Kushdo që kontribuon me materiale didaktike në kurse dhe studime akademike merr si shpërblim token, qindarka të monedhave virtualesi bitcoin, ether dhe monero.

Blockchain në shkollë

Blockchain, në thelb, nuk është gjë tjetër veçse një regjistër digjital, në të cilin të gjitha veprimet mes njerëzve, shënohen dhe arkivohen. Veprime të verifikueshme në kohë realedhe të arkivuara në “block” në regjistrin virtual që i ruan (chain). Ashtu si në Siri mund të kishte qenë e mundur të regjistroheshin provimet universitare të studentëve në “block” të vetëm në blockchain, një arkiv digjital i përbashkët në gjithë botën në rrjet, që mund tu jepte mundësinë studentëve të gjithë botës për të nxjerrë materiale dhe mësime nga një burim i vetëm i verifikuar, duke amplifikuar në mënyrë eksponenciale mundësitë për trajnim dhe mësim. Dhe çlirimi i tyre nga shkolla fizike. Do të ishte e mjaftueshme që çdo nxënësi të pajiset me një identitet dixhital të verifikuar dhe kredencialet për të hyrë në arkivin më të madh të shkollës në historinë e njerëzimit. Bazuar, natyrisht, në blockchain.

Por a implikohen në këtë inovacion çështje ligjore, etike, morale, filozofike duke patur parasysh që monedhat virtuale nuk janë të miratuara me ligj pothuajse në të gjithë botën me përjashtim të disa vendeve sporadike e për rrjedhojë janë të pambikqyrura? A do të humbiste kulti i shkollës dhe univesritetit në këtë mënyrë? /corriere della sera/

Pergamenë-diplomë në këtë rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë