Njerez

“Lamtumirë Zoti Bush!” Njeriu që çmontoi Lindjen komuniste

George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, cili ndihu në udhëheqjen e botës në Luftës e Ftohtë prej katër dekadash mes ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, u nda nga jeta 30 nëntorin e 2018-ës, në moshën 94-vjeçare.

George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ati i presidentit të 43-të, ishte për dekada një forcë e patundur në skenën ndërkombëtare; nga periudha si i dërguar në Pekin tek tetë vitet si zëvendëspresident dhe një mandat si president, nga viti 1989 deri më 1993. I fundmit veteran i Luftës së Dytë Botërore që shërbeu si president, ishte një shërbyes publik i arrirë dhe një burrështetas, i cili ndihmoi në udhëheqjen e kombit dhe botës, në daljen prej një lufte të ftohtë katër dekadash, që kishte mbajtur kërcënimin e asgjësimit bërthamor. Vdekja e tij, në moshën 94-vjeçare, më 30 nëntor, shënjoi gjithashtu mbylljen e një epoke. Megjithëse z.Bush shërbeu si president tre dekada të shkuara, vlerat dhe etika e tij, duken shekuj larg nga kultura e hidhur politike e ditëve të sotme.

Marka dalluese e kontakteve të tij personale ishte letra e shkruar me dorë – jo shpërthimet në mediet sociale. Kishte natyrë garuese dhe një ambicie të konsiderueshme, që nuk ishte e lehtë të shquhej nën mirësjelljen e shkëlqyer prej anglezi të ri dhe bujarisë së çiltër. Ishte i aftë të ndërmerrte fushata të vështira politike dhe e udhëhoqi kombin në luftë. Por arritjet e tij kryesore prodhoheshin në tryezat e negociatave.     

“Kur fjala përkorje të bëhet një fjalë e pistë, na duhet të bëjmë kërkim të shpirtit”, i shkroi një miku më 1964-ën, pasi humbi raundin e parë për postin zgjedhor. Pavarësisht madhështisë së tij, z.Bush ishte një subjekt i lehtë karikature. Ishte një i diplomuar nderi në Universitetin e Jeilit, të cilit shpesh i shtereshin fjalët në publik, veçanërisht kur i duhej të fliste për veten.

Xhorxh Bush në qendër, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. 

Megjithëse ishte testuar në luftim, kur ishte adoleshent, ai ishte emërtuar “frikacak” nga ata që dyshonin, nëse ai kishte bindje thelbësore.Ky paradoks në imazhin publik të z.Bush e sunduan atë, siç ndodhi edhe me ngjarjet e brendshme. Mungesa e një qëndrimi të sigurt përballë një ekonomie hezituese prodhoi një pikiatë në popullaritetin, që kishte gëzuar pas triumfit në Luftën e Gjirit Persik. Më 1992-shin, humbi raundin për një mandat të dytë si president. “Është një arritje e përzier”, thotë historiani presidencial Robert Dalleck. “Rrethanat dhe aftësia e tij për t’i manovruar ato, nuk qëndronin në ato çka elektorati kërkonte.” Vdekja e tij u lajmërua në një postim në Twitter nga Jim McGrath, zëdhënës i tij. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur menjëherë. Më 2012-ën, ai lajmëroi se vuante nga Parkinsonizmi vaskular, një gjendje që i kishte kufizuar lëvizjen.

Gjatë funeralit të bashkëshortes, Barbara Bush, me të bijën Dorothy Bush 
Pas funeralit të Barbara Bush,  Xhorxh Bush i rrethua nga Obamat, Hillary dhe Bill  Clinton, Melania Trump  dhe nga i biri Xhorxh dhe e shoqja Laura Bush, 

Bashkëshortja e tij prej 73 vitesh, Barbara Bush, vdiq më 17 prill. Pasditja përpara funeralit të së shoqes, shëndetligu, ish-presidenti i dorëzuar në karrigen me rrota, mblodhi fuqitë për t’u ulur njëzet minuta, përpara arkëmortit të mbuluar me lule dhe, priti ngushëllimet nga gjashtëmijë njerëz që u rreshtuan për të bërë nderimet në Kishën Episkopale të Shën Martinit, në Hjuston. Z.Bush mbërriti në zyrën Ovale pas hijes vigane, të përkufizuar mprehtë, të Ronald Reganit, rivali i dikurshëm, për të cilin kishte shërbyer si zëvendëspresident. Asnjë president më parë nuk kishte mbërritur aty me aq pasuri përvojash: i dekoruar si pilot detar, ekzekutiv i suksesshëm nafte, kongresmen, delegat i Kombeve të Bashkuara, kryetar i Partisë Republikane, i dërguar në Pekin, drejtor i Inteligjencës Qendrore (CIA). Gjatë rrjedhës së mandatit të vetëm që nisi më 20 janar të 1989-ës, z.Bush e gjeti veten në drejtimin e të vetmes superfuqi të mbetur të botës. Muri i Berlinit ra, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, blloku komunist në Europën Lindore u cmontua, lufta e ftohtë kishte marrë fund. Firma e tij, sensi i përmbajtur diplomatik, e ndihmoi të siguronte harmoninë dhe paqen, me të cilat këto ngjarje që kishin tronditur botën, luheshin, njëra pas tjetrës.


Më 1990-ën, z.Bush shkoi aq larg sa të shpallte “rendin e ri të botës”, që do të ishte “i lirë nga kërcënimi i terrorit, më i fortë në kërkimin e drejtësisë dhe më i sigurt në kërkimin e paqes – një botë në të cilën kombet njihnin përgjegjësinë e bashkëndarë për liri dhe drejtësi. Një botë ku i forti respekton të drejtën e të dobëtit. Presidenca e z.Bush nuk ishte e gjitha plugje. Ai urdhëroi sulmin në Panama, më 1989, për të rrëzuar Manuel Antonio Noriegën. Pasi diktatori irakian Sadam Hysein pushtoi Kuvajtin në verën e 1990-ës, z.Bush ngriti një koalicion me 30 shtete – mbështetur nga mandati i Kombeve të Bashkuara dhe duke përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe disa shtete arabe – që shpartalluan forcat irakiane me lehtësi të papritur në një luftë terreni, që zgjati 100 orë.

Presidenti Bush me të birin, Xhorxh, pasi u shpall oficer në Teksas

Megjithatë, z.Bush vendosi ta linte Hyseinin në pushtet, duke marrë më të keqin dhe më fatalin vendim të presidencës së të birit, mëse dhjetë vjet më vonë. Në agim të asaj fitoreje të 1991-shit, miratimi i z.Bush brenda vendit , arriti në 90 përqind. Dukej se vendi kishte arritur më në fund katarsisin që i nevojitej, pas Vietnamit. Një vit e gjysmë më vonë, vetëm 29 përqind e të anketuarve i dha z.Bush renditje të favorshme, dhe vetëm 16 përqind menduan se vendi udhëhiqej në drejtimin e duhur. Krahu konservator i partisë së tij nuk do t’ia falte zotimin mburravec dhe të këshilluar keq: “Lexoni buzët e mia: Nuk ka taksa të reja.” Ajo çka i kushtoi më shumë mes votuesve, sidoqoftë, ishte paaftësia e tij për të shprehur një lidhje apo angazhim me luftërat e amerikanëve të zakonshëm apo një strategji për të ndryshuar ekonominë. Që ai perceptohej si pa kurajë ishte një tjetër ironi në jetën e z.Bush. Ai ishte një personazh që ishte gdhendur nga betejat. Ai ishte një histori ekzemplare e një brezi, rinia e të cilëve u pre në mes, prej Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

Bush dhe presidenti Ronald Regan 

Karriera politike
Z.Bush e nisi karrierën politike si kryetar të Partisë Republikane të Kontesë Harris në kohën kur, të ishe republikan të Teksas ishte po aq përgjegjësi elektorale, sa të kishte rrënjë verilindore.
Më 1964-ën, ai kandidoi për Senatin e ShBA-së dhe u mposht nga demokrati Ralf Jarboruh. Më 1966-ën, pasi shiti interesat e tij në kompaninë e naftës, z.Bush u zgjodh për të parin nga dy mandatet në Kongres, nga distrikti i Hjustonit. Më 1970-ën, me kërkesë të presidentit Riçard M. Nikson, i cili dëshironte të mbështeste pasuritë republikane në Teksas dhe gjetiu, në Rripin e Diellit, ai kandidoi për një mandat të dytë në Senat dhe humbi përballë demokratit Lloid Bentsen. Z.Bush rekrutoi mikun e tij të hershëm, Xhejms A. Bejker III – një demokrat formal me pak interes në politikë – të kandidonte në atë fushatë, pjesërisht për të ndihmuar Bejkerin të kapërcente zinë, pas vdekjes së të shoqes. Bejker ndërroi parti dhe miqësia e tyre u bë një aleancë, që do të ndihmonte në formësimin e politikave dhe politikës, për dekada me radhë. Pas humbjes së 1970-ës në Senat të z.Bush, pasoi një progres i shpejtë i punëve të profileve të larta që nisi kur Niksoni e emëroi atë ambasador të Kombeve të Bashkuara.

Bush gjatë fushatës së raundit të parë, 1980


Në kujtimet e tij, ish-Ministri i Jashtëm i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Reiz Malile përmend si pikën kulminante të karrierës së tij, atë që ndodhi në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me 25 tetor 1971. Përmes një lufte diplomatike unikale, u miratua Rezoluta e kryesuar nga Shqipëria, me pjesëmarrjen e 23 shteteve anëtare bashkautorë, mbi rivendosjen e të drejtave të ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB. Gatë gjithë këtij viti, Shqipëria dhe SHBA kishin zhvilluar një debat të ashpër mes tyre mbi rezolutën shqiptare mbi pranimin e Kinës si anëtarë me të drejta të plota në OKB. Në këtë video, shihet ish-presidenti Bush në një intervistë të kohës mbi këtë çështje…
Më 1973-shin dhe ’74-ën, z.Bush shërbeu si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan gjatë ditëve të zbehta të skandalit të Uatergejtit, që do të çonin në dorëheqjen e Niksonit. Ai u zhgënjye kur pasuesi i Niksonit, Xherald R. Ford , zgjodhi Nelson Rokfellerin, në vend të tij, si zëvendëspresident më 1974-ën. Më ’74 dhe ’75, Bush ishte shefi i dërguar i ShBA-së në Kinë.

Bush në momente të qeta, në shtëpinë e tij. 

Në fillim të 1976-ës, ai u bë kreu i CIA-s. Ai u shpërblye mirë, por nuk la ndonjë shenjë të madhe në asnjë prej këtyre punëve. As nuk bëri ndonjë gabim trashanik. Pasi ish- guvernatori i Xhorxhias, Xhimi Karter e mposhti Fordin në zgjedhjet presidenciale të 1976-ës, z.Bush iu kthye jetës private dhe nisi të përgatitej për lëvizjen më të guximshme, që kishte bërë deri në atë kohë: të kandidonte për president. Gjatë raundit të parë të 1980-ës. z.Bush e pozicionoi veten si një alternativë e moderuar dhe pragmatiste përballë Reganit dhe ai përqeshte si “ekonomi vudu”, zotimin e ish guvernatorit të Kalifornisë për të ulur taksat e njëherazi për të forcuar departamentin e mbrojtjes, duke shpenzuar dhe ekuilibruar buxhetin.
z.Bush pati një fitore surprizë në Joua dhe deklaroi se kishte motivimin që do ta çonte tek kandidimi. Në fund, ai rezultoi jo një kundërshtar i përputhshëm për Reganin dhe forcat konservatore që sundonin partinë. E megjithatë, gjeti një hapej të re në Konventën Kombëtare Republikane atë vit, ku doli si një zgjedhje konsensuale për të qenë kolegu i Reganit në fushatë, pasi pleqësia e partisë dogjën përpjekjen për të vënë bashkë një biletë Regan – Ford. Nuk iu desh shumë punë për të pozicionuar veten sipas markës së konservatorizmit të Reganit. Mes të tjerash, ai ndryshoi pozicionin e Reganit ndaj abortit dhe furnizimit të ekonomisë.

Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Spik Oneal dhe zv/presidenti Bush


Karikatura “Doonesbury” më pas e përshkroi se kishte vendosur “burrërinë politike në besim të verbër.” Bileta rezultoi fituese më 1980-ën dhe ’84. Me t’u zgjedhur, z.Bush mbajti një rol të profilit të ulët si zëvendëspresident – duke kryesuar një sërë task forcash, duke ofruar këshillim në politikën e jashtme – ndërsa mprehte mirëbesimin dhe organizimin e tij politik për të kandiduar një tjetër raund si president. z.Bush u prek lehtë nga “Iran-contra”, skandali i madh i presidencës së Reganit. Ai tha se kishte qenë jashtë qarkut, kur vendimet ishin bërë për të shitur pajisjet ushtarake në Teheran për të fituar lirimin e qytetarëve amerikan të mbajtur peng nga terroristët pro-iranianë në Liban. Kjo ishte kundër politikës së deklaruar të Reganit, se kurrë nuk do të bënte marrëveshje me terroristët. Përfitimet nga shitjet u përdorën për të siguruar ndihmë ndaj kundra rebelëve antikomunistë në Nikaragua, që ishte një dhunim i ligjit amerikan. I pa pranuar kurrë plotësisht në rrethin e ngushtë të Reganit, z.Bush vendosi distancë nga ish shefi i tij në fjalimin e Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku premtoi një “komb më të mirë dhe më të butë”, E shoqja e Reganit, Nensi, që u tha se ishte inatosur, duke e pyetur: Më të mirë dhe më të butë se kush?” Në zgjedhjen e 1988-ës, kundërshtari demokrat i z.Bush ishte guvernatori i Masaçusetsit Michael S. Dukakis, që mbërtheu kandidimin e partisë së tij, edhe për shkak të forcës së “Mrekullisë së Masaçusetsit”, një rritje ekonomike e drejtuar nga teknologjia. 

Bush  dhe Kuejl 

Fushata e Bushit e ktheu Dukakisit, në një objekt përçmimi, duke ngritur pyetje rreth patriotizmit të tij, aftësisë, të dhënave mjedisore dhe fiskale të tij, dhe më dëmtuesja, sjellja e tij kundrejt kriminelëve. Dukakis kishte mbështetur një program që i lejonte vrasësit e dënuar në burgun e Masaçusetsit të fitonin liridalje për sjellje të mirë. Kjo ndodhi njëherë me Uilli Horton, i cili, ndërsa ishte me liridalje, shkoi në Merilend dhe përdhunoi një grua, pasi e kishte rrahur dhe plagosur me thikë të fejuarin e saj. Dukakis u tmerrua dhe e mbylli programin. Për Li Etuoter, këshilltari i fushatës së z.Bush, Horton ishte një mundësi e parezistueshme. Horton ishte i zi dhe ngritja e tij në figurë kombëtare nga mbështetësit e Bushit, u denoncua si një joshje ndaj racizmit. Etuoter vetë shprehu pendesë rreth fushatës së 1988-ës, përpara se të vdiste nga kanceri, në moshën 40 –vjeçare, më 1991-shin. Z.Bush i fitoi zgjedhjet me 53 përqind të votave. Ai mori dyzet shtete dhe 426 vota elektorale. Ishte i pari zëvendëspresident i zgjedhur në postin më të lartë të kombit, qysh kur Martin Van Buren pasoi Endrju Xheksonin, më 1837-ën.


Gjatë betimit si president i ShBA, 1989. 

Vizioni
Si president, z.Bush punonte me orë të gjata dhe ishte i dhënë pas detajeve. Fred Malek, menaxheri i fushatës së tij, më 1992-shin, e përshkruante as si “një njeri që donte të bënte gjithçka mirë.” Por në dallim nga pararendësi, z.Bush dështoi në artikulimin e një pamjeje gjithëpërfshirëse të parimeve, me të cilat qeveriste. “Ajo gjëja e vizionit”, siç e quante ai, e shmangu atë. “Disa donin të mbaja fjalime të zjarrta për të shpjeguar gjëra, siç kishte bërë Frenklin Rusvelt,” shkruante në ditarin e tij. “Nuk jam i zoti për këtë, thoshte ai, një njeri praktik, që parapëlqente “atë ç’ka është e vërtetë” jo “të ajërtën dhe abstrakten”. Z.Bush përqafoi një ekonomi dhe programe sociale përgjithësisht konservatore: taksa më të ulëta, reforma rregullatore, më shumë mbështetje për zhvillimin tregtare dhe akses ndaj tregjeve të huaja.

Duke i rënë kitarës

Ai negocioi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën, një masë që u ratifikua nga Senati në mandatin e parë të Bill Klintonit. Z.Bush mbështeste lutjet vullnetare në shkollat publike dhe adoptimin, në vend të abortit. Ai gjithashtu mbështeste të drejtat e pronarëve të armëve. “Le të mos ua heqim armët qytetarëve të pafajshëm”, tha në një fjalim. “Le të bëhemi më të ashpër me kriminelët.” I përballur me kontrollin demokrat në të dy dhomat e Kongresit, z.Bush ndoqi atë që u bë e njohur si “strategjia e vetos”. Në total, ai ngriti veton në 44 projektligje. Dhjetë prej tyre kishin qëllimin të lehtësonin kufizimet në abort. Të tjerat shqetësoheshin për një sërë masash rregullatore, si edhe taksat dhe shpenzimet. Të gjitha veç një prej vetove të tij – mbi një projektligji që rregullonte industrinë e televizioneve kabllore – u mbështet. Për kritikët, veçanërisht të djathtët e GOP, ai dukej i gatshëm për thënë ç’ishte e nevojshme që të zgjidhej. I tiji ishte një ekip këshilltarësh të pjekur, që farkëtuan një politikë të jashtme aktive, por pragmatike dhe vendosin një rrjedhë më pak ndarëse dhe më pak ideologjike të çështjeve të brendshme. Z.Bush vendosi vlera të larta në besnikërinë dhe në kultivimin e marrëdhënieve që u bënë pjesë e një linjës së karrierës së tij. Shef mes tyre, ishte Bejker, i cili në shumë pika shërbeu si menaxheri i fushatës së z.Bush, sekretar i shtetit dhe shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë. Bejker gjithashtu bëri kufizime si shef i stafit të Reganit dhe sekretar i thesarit dhe në pasojat e trazuara të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, udhëhoqi ekipin republikan në monitorimin e rinumërimit të Floridës, që e vendosi djalin e madh të z.Bush, Xhorxh W. Bush, në vijën e finishit.

Me presidentin egjiptian Hosni Mobarak

Të tjera marrëdhënie i lidhin presidencat e të dy Bushëve. Bush dështoi në Senat në zgjedhjen e parë për sekretar të mbrojtjes me senatorin Xhon G. Tauer. Dhe pas kësaj, z.Bush kapi një tjetër mik të vjetër, Richard B. Çenej, një kongresmen konservator republikan nga Ujoming. Si kryetar të shefave të stafit, zgjodhi gjeneralin Kolin L. Pauell, i cili kishte qenë këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të Reganit. Bejker, Çenej dhe Pauell luajtën role kyçe në ndërhyrjet e ShBA-së në Panama dhe Gjirin Persik, gjatë presidencës së Bushit.

Dy Bushët  në Shtëpinë e Bardhë

Çenej dhe Pauell vijuan të mbanin poste të larta edhe në administratën e Xhorxh W. Bush. Çenej si zëvendëspresident dhe Pauell, si sekretar i shtetit. Një nga përzgjedhjet më impulsive të z.Bush ishte ajo e Dan Kuejl, senatori i ri nga Indiana, për të qenë bashkëkandidues më 1988-ën. Bush e bëri lëvizjen pa u këshilluar as me ndihmësit e tij më të afërt, duke e lënë fushatën të papërgatitur për atë çka do të vinte më pas.

Duke takuar trupat amerikane të luftës në Gjirin Persik


Pati pyetje të menjëhershme rreth shërbimit të Kuejlit në Gardën Kombëtare të Indianës gjatë Luftës së Vietnamit. Ai gjithashtu ndoqi fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Indianës, gjatë asaj periudhe. Kritikët vërejtën se ai kurrë nuk e praktikoi juridikun dhe sugjeroi se e kishte përdorur Gardën për të shmangur draftin. Kuejl nuk mundi dot t’i pushonte këto pyetje apo dyshimet më të gjera rreth kualifikimit të tij për të hedhur hapat drejt presidencës. Ndërsa zëvendëspresidenti kishte marrë nota të larta si emisar i administratës ndaj konservatorëve, z.Bush shkruante në ditarin e tij se “rrëzuar” vendimin për Kuejlin, më 1988-ën. Por, më 1992-shin, ai refuzoi ta zëvendësonte atë, në biletë. Z.Bush bëri dy kandidime për Gjykatën e Lartë. I pari ishte David H. Suter, një gjyqtar i gjykatës federale të apelit, që u konfirmua me vështirësi. I dyti ishte Klerens Tomas, një afro-amerikan, i cili ishte anëtar i Gjykatës Amerikane të Apelit për Qarkun e Uashingtonit. Tomas u caktua të pasonte Turgud Marshallin, i pari afro-amerikan që kishte shërbyer në gjykatën e lartë. Anita Hill, ish-ndihmëse e Thomas-it, e akuzoi atë për ngacmim seksuale. Pas dëgjesave me mllef nga Komiteti Gjyqësor i Senatit, më 1991-shin, Senati i plotë e konfirmoi me një votë 52 nga 48, diferenca më e vogël qysh prej shekullit të 19-të.

Bush  gjatë Ditës së Falenderimeve


Puna me politikën e jashtme
Nuk është e mundur të çmosh arritjet e dallueshme, në politikën e jashtme gjatë presidencës së z.Bush, pa i parë ato në kontekstin e katër dekadave, që e pararendën atë. Në epokën pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën sytë për të përmbajtur ndikimin sovjetik në botë. Vendi kishte bërë luftëra ndarëse dhe demoralizuese në Kore dhe Vietnam, kishte kryesuar aleancës së NATO-s që qëndronte kundër forcave të Paktit të Varshavës në Europë dhe angazhoi në një ngecje globale bërthamore me Bashkimin Sovjetik që e mbushi epokën me frikë ekzistenciale.

Brenda një viti nga përurimi i z.Bush, situata ndërkombëtare ndryshoi thuajse përtej njohjes. Atë që Regani e quante “perandoria e ligë”, po rrënohej dhe Bashkimi Sovjetik po shkonte drejt shpërbërjes. Z.Bush iu qas botës në ndryshim me një pikëpamje që ishte pragmatike më shumë sesa ideologjike. Kishte pak besim në të ashtuquajturën, sistemi anti-balistik i raketave “Lufta e Yjeve” , që Regani mund të mbronte kombin nga sulmi bërthamor, kështu nënshkroi dy marrëveshje çarmatosëse me Moskën. Ashtu siç kishte bërë edhe Reagan, z.Bush pa një aleat në shpirtin e butë të Mikhail Gobaçovit, udhëheqësit i cili u përpoq të reformonte sistemin sovjetik përmes “glasnost” (hapjes) dhe “perestroika” (reforma ekonomike).

Bush dhe Gorbaçov

Z.Bush kishte thënë se “ ai mund të ulej dhe të bisedonte. Mendova s e kisha një ndjesi nga i rrihte zemra. Hapja dhe sinqeriteti zëvendësuan dyshimet automatike të së shkuarës.” Në qershor të 1989 –ës, Gorbaçovi njoftoi se ai nuk do të ushtronte doktrinën Brezhnjev, nën të cilën Moska i rezervonte të drejtat për të ndërhyrë në vendet satelite. Polonia, Hungaria, Çekosllovakia po i arratiseshin sundimit Sovjetik; shtetet e Baltikut po lëviznin drejt pavarësisë. Hungaria hapi kufirin me Austrinë. Mijëra gjermanolindorë përdorën këtë shteg për t’u futur në Perëndim. Më 9 nëntor të 1989-ës, Muri i Berlinit, simboli i shtypjes komuniste, u rrëzua. Gjermania Lindore ra. Dy vite më vonë, Bashkimi Sovjetik votoi për të mos ekzistuar më. z.Bush luajti një rol të qetë, ndërsa Gorbaçovi dhe kancelari Helmut Kohl i Gjermanisë Perëndimore caktuan kushtet për ribashkimin e Gjermanisë. Marrëveshja u vulos, kur Kohl ra dakord të paguante miliarda dollarë për të mbështetur ekonominë sovjetike dhe të mbulonte kostot e heqjes së forcave sovjetike. z.Bush ndihmoi të bindte Kohlin se një Gjermani e ribashkuar do të qëndronte në NATO. Ngjashëm ai ra dakord me presidentin francez, Fransua Miteran se ribashkimi i Gjermanisë ishte çështje që duhej vendosur nga vetë gjermanët dhe se vetëm një “Europë e bashkuar” mund ta mbante Gjermaninë në kontroll. I nxitur nga ish –presidenti Nikson, z.Bush dha ndihmë ekonomike për Moskën. Ishte gjithnjë i kujdesshëm ndaj ndjeshmërive ruse.

Boris Jelcin, Bush dhe Gorbaçov

Kur Muri i Berlinit ra, ai u tha gazetarëve se nuk mendonte se “ndonjë ngjarje e vetme mund të ishte fundi i asaj që mund ta quani Perdja e hekurt”. Z.Bush vendosi shpërblime në stabilitet, siç dëshmohej nga masat e tij – kritikët thanë e pavend – reagimet ndaj masave energjike në Kinë mbi demonstruesit në Sheshin Tiananmen, në qershor të 1989-ës. Ai pezulloi shitjet ushtarake dhe kontaktet me Kinën, por dërgoi këshilltarin kombëtar Brent Skoukroft dhe Lorenc Igëllbërger, nënsekretari i shtetit, në Pekin, për të diskutuar situatën me liderët kinezë. Ajo çka nuk doja me siguri ishte të prishja plotësisht marrëdhëniet, për të cilat kishin punuar aq fort t’i ndërtonim qysh prej vitit 1972, kur Nikson hapi marrëdhëniet me Kinën, do të shkruante në memoaret e tij, z.Bush. “Duhet të ishim të përfshirë, të angazhuar, me qeverinë kineze, nëse do të donim të kishim ndikim apo raport për të punuar për kufizimet dhe të bashkëpunonim. Ndërsa retorika e inatosur mund të ishte përkohësisht e kënaqshme për disa, besoja se mund të dëmtonte thellë përpjekjet tona në afatgjatë.”

Bush gjatë fushatës zgjedhore, 1992


Në Amerikën Latine, z.Bush i dha fund mbështetjes amerikane për kundra guerrilasit në Nikaragua. Në këmbim të ndihmës ekonomike, qeveria majtiste Sandiniste ra dakord për zgjedhje të lira. Një vit më vonë, Sandinistat u votuan për të dalë nga pushteti. Shqetësimi i Reganit me komunizmin në Amerikën Qendrore kishte qenë një faktor madhor në skandalin
“Iran-contra”. Ndërsa z.Bush u largua nga detyra ai lëshoi falej për Kaspar W. Uejnberger,
Ish-sekretarin e mbrojtës së presidentit Regan dhe pesë zyrtarë të tjerë që u përballë me akuza për rolet që kishin pasur në skandalin e Iranit. Ishte gjatë presidencës së z.Bush, që ndodhi edhe vizita historike e sekretit amerikan të shtetit, Xhejms Bejker, më 22 qershor të 1991-shit, në Shqipërinë, atëherë ende Republikë Popullore Socialiste. Bejker u takua atëherë me Presidentin Ramiz Alia, pasuesi i vetëm dhe i fundit i diktatorit Hoxha.

Sekretari amerikan i Shtetit, Bejker gjatë vizitës në Shqipëri
Shqiptarët që pritën Bejkerin në sheshin Skënderbej


Bejker, në këtë vizitë shoqërohej nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Bill Rajerson, shefi i Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj dhe Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Ishte një vizitë historike dhe e paharrueshme për popullin shqiptar dhe për vetë Sekretarin Bejker, si do të tregonte më vonë, që do të shënonte edhe kthesën e Shqipërisë.
Xhejms Bejker iu drejtua turmës masive nga Sheshi Skënderbe. Thuhej se turma përbëhej nga 300 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare të qeverisë komuniste, por mund të kishin qenë më së paku 1 milionë shqiptarë dhe një demonstrim kaq masiv nuk ishte parë ndonjëherë. Vizita e Sekretarit Baker ishte shumë e rëndësishme, pasi zgjedhjet e 31 marsit 1991 i kishin fituar përsëri ish-komunistët, ndërsa në të gjithë bllokun e Lindjes, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, politikat po ndryshonin. “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit amerikan, unë vij këtu që t’ju them ju se: Freedom works – se Liria jep fryte ! Ju jeni të lirë të mendoni vetë, të keni mendimet tuaja. Se më në fund ju jeni të lirë të flisni ashtu si mendoni. Se më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni liderët tuaj! Se Shqipëria ka zgjedhur t’i bashkohet rrugës të shoqërisë së njerëzve të lirë:, kështu do të shprehej Bejker në fjalimin e tij, përpara popullit shqiptar që e priti me entuziazëm dhe eufori, si sjellës si shpresës. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, do të përfundonte Bejker.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 10 qershor të 2007-ës, një tjetër Bush, Xhorxh W.Bush, presidenti i ShBA-së në atë kohë, do të vizitonte Shqipërinë.
Ishte hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitonte një vend si Shqipëria, vizitë që do të quhej historike. 480 minutat e qëndrimit të Bushit në Shqipëri u pasqyruan nga gjithë media botërore dhe gjatë asaj kohe qëndrimi Bush bëri për herë të parë politikanët shqiptarë, të majtë e të djathtë, në një takim në Pallatin e Brigadave që zgjati, një orë e 50 minuta.


Karen Tumulty / Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë