Lajme

Lajme shkurt nga bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar sërsish ditën e sotme për seancat për shkarkimin e tij, duke deklaruar se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi.

Ai tha se do të preferonte një gjykim të gjatë me dëshmitarë, por sipas tij, një gjyq i gjatë dhe dështarë të shumtë do të përbënin problem për sigurinë kombëtare.

Në Senatin amerikan ka filluar procesi gjyqësor ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e akuzoi për abuzim me pushtetin.

Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me procedurat që duhet ndjekur gjatë gjykimit të presidentit.

Demokratët kanë kërkuar që në sallë të paraqiten edhe dëshmitarë por republikanët kanë kundërshtuar.

Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarësh për Ukrainën dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Joe Biden.

Autoritetet kineze u bënë thirrje të gjithë qytetarëve sot që të ndalojnë udhëtimin për në qytetin Vuhan, i cili është epiqendra e një virusi, nga i cili deri më tash kanë vdekur nëntë persona.

Rreth 8.9 milionë banorëve të qytetit, iu është thënë që të shmangin turmat dhe të minimizojnë daljet publike.

Aktualisht është konfirmuar për 440 persona të prekur nga koronavirusi , që ka origjinën nga tregu i ushqimit të detit.

"Mos shkoni në Vuhan. Dhe për ata që janë në Vuhan ju lutemi mos e dilni nga qyteti", tha zëvendëskryesuesja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, Li Bin.

Ndërkohë, në Gjenevë, një komitet i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po takohet për të vlerësuar rreziqet globale të paraqitura nga virusi dhe të vendosë nëse ai duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit public, siç është vepruar me gripin e derrit dhe sëmundjen e Ebolës.

Shenjat e infeksionit me virusin e ri, përfshijnë simptomat në organet e frymëmarrjes, ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje.

Rasti i parë në SHBA u konfirmua të martën. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se situata ishte "plotësisht nën kontroll".

Autoritetet në shumë vende, përfshirë Australinë, Singaporin, Hong Kongun, Tajvanin, SHBA-në, Rusinë dhe Japoninë kanë rritur kontrollin e pasagjerëve që udhëtojnë nga qyteti kinez .

Pas arritjes së marrëveshjes për rinisjen e fluturimeve Kosovë-Serbi, Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, do të të enjten takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkoëh, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiv ka paralajmëruar se do të takohet me Grenell në mëngjesin e të premtes në Beograd. Vuçiqcka thënë nga Forumi Ekonomik Botëror i Davos se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit lidhur me Kosovën.

Grenell do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Ambasadori amerikan Grenell ka qëndruar në Kosovë në tetorin e vitit 2019, kur është takuar me Thaçin si dhe me liderët e tjerë politikë në Kosovë.

Ndryshimet klimaterike do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhe bota duhet të përgatitet për këtë situate. Ky ka qënë paralajmërimi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ditën e sotme.

Kreu i kësaj agjencie, Filippo Grandi, tha se Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave vendosën, që personat të cilët ikin nga vendi i tyre  për shkak të ndryshimeve të klimës, meritonin mbrojtje ndërkombëtare.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim të hënën, pas kërkesës së një qytetari nga Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti një ankesë kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet mohuan kërkesën e tij për azil.

“Vendimi I UNHCR-së thotë nëse jeni një kërcënim të menjëhershëm për jetën, për shkak të ndryshimeve të klimës dhe nëse kaloni kufirin dhe shkoni në një vend tjetër, nuk duhet të dëboheni,", tha Grandi për Reuters.

"Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre", tha ai.

Rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, sikurse ato në Australi, rritja e niveleve të detit që prekin ishuj me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të lashtave dhe bagëtive në Afrikën nën-Sahariane dhe përmbytjet në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë