Njerez

Laila Haidari, “nëna” e 4800 afganëve

Ajo konsiderohet kriminele, pavarsisht se kurrë nuk ka kryer një krim. Dyzetë vjecarja Laila Haidari cilësohet si kriminele nga qeveria e Afganistanit pasi, kujdeset për të droguarit në Kabul.

“Personat me të cilët punoj quhen kriminelë, kështu që rredhimisht edhe unë konsiderohem kriminele, thotë ajo.

Pavarësisht nga kërcenimet për vdekje nga qeveritarët, tetë vjet më parë Haidari hapi qendrën e vetme të rehabilitimit që egziston në qytet edhe sot. Kjo qendër ka ndihmuar gati 4.800 afganë për t’u rehabilituar nga droga. Ajo e hapi qendren nën emrin “Kampi i Nënës” pasi u kujdes për vëllain e saj që kishte të njëjtin problem.

Laila Haidari

“Pas rehabilitimit, ai më thërristë gjatë gjithë kohës “mama”, prandaj i vendosa këtë emër qendrës,” shton ajo.

Gjithashtu, ajo shprehet se të gjithë njerzit për të cilët kujdeset janë të mirë, por fatkeqsisht kanë humbur vetëdijen dhe meritojnë një shanc të dytë.

Problemi i drogës në Afganistan nuk është më një sekret. Ky vend është prodhuesi më i madh i lëndës narkotike. Në nëntor të 2017 OKB-ja raportoi se prodhimi është rritur me 87% brenda 1 viti.

Sipas Ispektoriatit të përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit, që nga viti 2001 SHBA ka shpenzuar 8.6 miliardë dollarë, për ndërprerjen e tregëtisë së drogës së paligjshme, megjithatë ky vend është ende prodhuesi më i madh i drogës në botë.

Duke përdorur kursimet e veta, Haidari  e cila me profesion është regjizore, mori me qera një hapsirë të vogël në perëndim të Kabulit për të hapur qendrën dhe e mobiloi me të ardhurat që i mundësuan familjarët dhe miqtë.

Vetëm vitin e kaluar qendra ka pranuar 117 të varur nga droga, të cilët kanë shpëtuar nga komuniteti i Kabul Pulë Sokhta që është tepër i njohur për  prodhimin e drogës.

Strehimi ka një kapacitet prej 25 banorësh deri në 40. Haidari dhe ekipi i saj përpiqen të kenë kontakte me të rehabilituarit, edhe pasi ata ikin nga qendra sepse shumë prej tyre janë të pastrehë dhe rrezikojnë t’i kthehen veseve të këqija përsëri.

“Personat që kanë krijuar varësi zakonisht qëndrojnë 30 deri në 40 ditë në kamp. Sapo vijnë në qendër, vullnetarët kujdesen për ta,” shpjegon Jailil Pazëak, një ndër vullnetarët.

Haidari tregon se shumë punojës të saj kanë qenë të varur nga droga dhe pas rehabilitimit, ajo i ka punësuar për të ndihmuar njerëz të tjerë. Shpenzimet e “Kampit të Nënës” shkojnë nga 1500 dollarë deri në 3000 dollarë në muaj, pavarësisht nga numri i banorëve që strehohen. Këto shpenëzime mundësohen nga puna e Haidarit, familjarëve dhe miqëve të saj. Ajo ende nuk ka marrë asnjë të qindarkë nga qeveria apo organizatat ndërkombëtare.

“Në Afganistan, personat e varur nga droga shihen si të padëshiruar dhe besdisës. Nuk ka fonde për qendrën tonë. Të ardhurat i siguroj nga kursimet e mia dhe familjarëve të mi. Vitet e fillimit ishin më të vështirat pasi, kisha shumë pak para,” shprehet Haidari.

Për të përmbushur nevojat e qendrës Haidari hapi një restorant të qaujtur Taj Begum( kurora e një mbretëreshe), të ndërtuar nga banorët e rehabilituar.

“Familjarët dhe miqtë gjatë gjithë kohës më thonin se restoranti nuk do të ecte, pasi askush nuk e pëlqente punën time. Megjithatë, vendosa ta ndërtoj dhe tashmë kemi një klientelë të madhe, të cilët mbështësin shumë fort punën tonë,” shprehet ajo.

Të gjitha veprimtarite e Haidarit nuk kanë qenë pa probleme. Meshkujt dhe femrat mund të shoqeroheshin lirshëm me njëri tjetrin në qendër dhe kjo ka krijuar shumë polmika për një shoqëri që është konservatore.

“Disa më kanë akuzauar se po drejtoj një bordello dhe vazhdimisht, më kanë kërcënuar se do  të më vrasin,” shprehet ajo.

Mina Sharifi, themeluesia e fondacionit “Sister4Sister” që merret me përkujdesjen e vajzave afgane të cilat janë të pastreha, thotë se Haidari po kryen një punë shumë të rëndësishme dhe humane.

“Ne ndoshta nuk e kuptojmë, por varësia nga droga është një sëmundje që duhet kuruar në cast. Nëse do presim që qeveria dhe organizatat të na ndihmojnë, atëherë cdo gjë ka humbur.  Këto janë gjëra shumë të mëdha dhe kryehen, vetëm nga njerzëit me tepër guxim si Laila. Prodhuesit e drogës tashmë po frikësohen nga progresi i saj, në shoqëri dhe vazhdimisht e kërcënojnë. Shoqëria duhet ta mbështesë atë gjatë gjithë kohës,” shton Sharifi.

Ndonëse merr vazhdimisht kërcënime për jetën dhe sigurinë e saj, Haidari është e vendosur të ecë përpara dhe të ndihmojë vendin e saj.

“Ka shumë probleme në këtë vend, por gjithashtu ka dhe njerëz me shpirt të mirë e të dhemshur. Ata meritojnë t’i shpëtosh,” shton Haidari./The Guardian/

 

Më Shumë